Anceloti: Rikthimi i Sheves me ka gezuar
Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti ka pershendetur Andri Shevcenkon, Ronaldinjon dhe Aleksandre Paton, duke iu deshiruar mireseardhje per kthimin e tyre ne klub, por ka shprehur pakenaqesine e tij me humbjen 2:0 ndaj Sporting Gionit ne ndeshjen miqesore.
"Ne 60 minutat e pare te ndeshjes luajtem mire, por me pas skuadra ime e zvogeloi ritmin e lojes, duke i dhene me shume hapesire Sportingut. Normalisht, rezultati i kesaj miqesoreje nuk ishte aspak i mire, por ishte nje 90 minutesh me loje intensive dhe kjo eshte e dobishme per ne dhe e cila na ndihmon per ndeshjet e ardhshme zyrtare. Kthimi i Kaladzez dhe Maldinit po shkon mire, derisa Emersoni ende eshte paksa mbrapa me pergatitjet", ka theksuar Anceloti. Me pas trajneri i kuqezinjve ka folur edhe per kthimin e idhullit te tifozeve kuqezi, Andri Shevcenko, si dhe ka pershendetur edhe kthimin nga Olimpiada te Ronaldinjos dhe Patos. "Une jam i lumtur per kthimin e Sheves, pasi e kemi deshiruar qe sa kohe. Mendoj se ai do te jete i dobishem per ne, ashtu sic ishte ne vitet e kaluara. Qe nga dita e marte do t'i kem ne dispozicion edhe Ronaldinjon dhe Paton, prandaj do te kemi kohe per te punuar me perberje te plote gjate kesaj jave, ne menyre qe ne edicionin e ri te startojme sa me mire", ka nenvizuar Anceloti, skuadra e te cilit e nis edicionin e ri ne Serie A te shtunen me ndeshjen ndaj Bolonjes. Nderkohe, ylli brazilian, Ronaldinjo ka pohuar se sulmuesi ukrainas, Andri Shevcenko eshte njeri nga golashenuesit me te mire ne bote dhe ai ka shprehur besimin e tij se kuqezinjte do te triumfojne ne te gjitha garat ku marrin pjese ne edicionin e ri. Shevcenko u rikthye ne "San Siro" pas nje transferimi te komplikuar nga Celsi. Ambiciet e Milanit jane te medha per edicionin e ri, pasi synohet titulli i kampionit ne Serie A dhe Kupa e UEFA-s. "Shevcenko eshte nje lojtar i cili sjell gezim tek tifozet. Ai eshte nje golashenues i madh dhe shpresoj se do te kam mundesi t'i ndihmoj atij ne sulm, ashtu sikurse cdo lojtari tjeter te Milanit. Shpresoj se mund te fitojme ne cdo aktivitet, me te gjithe golashenuesit tone te rendesishem", ka pohuar Ronaldinjo.