E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka rrezik nga Man Utd

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia nuk frikësohet nga konkurrenca e Manchester Unitedit në garë për titull të kampionit në Premierligë. Almunia beson se Chelsea do të jetë rival më i rrezikshëm në vazhdim të këtij sezoni.

“Chelsea është pak më i fortë se Manchester United. Ata më duken më të përkushtuar dhe kjo i bënë që të jenë më të rrezikshëm” tha Almunia për revistën angleze News of the World. Arsenal aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›