Superliga, Shkumbini fiton 2-1 në ndeshjen me Vllazninë

E nis me fitore vitin 2010 Shkumbini, që i shkakton edhe humbjen në debutim teknikut të ri të Vllaznisë, Edi Martini. Peqinasit në kërkim të fitores, e kanë arritur atë me dy gola të shënuar nga përforcimet e merkatos së dimrit Ferjoz Shënaj, e Altin Gërboviç. Vazhdon serinë e fitoreve në shtëpi Përparim Daiu, në një ndeshje me ritëm dhe tension.
Mesfushori gjirokastrit, Fejzo Shenaj, ka goditur saktë me kokë, pas
krosimit të Caushajt, duke mposhtur Ilion Likën, në minutën e 34. në
avantazh të një goli, skuadrat e mbyllin pjesën e parë me nga 10
lojtarë. Sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Mustafaj dhe qendërmbrojtësi i
Vllaznisë, Blaze Rajoviç, u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari
Meta, për shkak të një kontradikte mes tyre.
Shkodranët u përpoqën të drejtojnë një ndeshje, të nisur keq dhe në
minutën e 56 arrijnë qëllimin. Ndriçim Shtubina godet me kokë duke
barazuar rezultatin. Asgje për të bërë për portierin peqinas Ilirjan
Bejte, që detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta. Por barazimi shkodran
zgjat vetëm 10 minuta. Nja pasim inteligjent i Caushajt nxjerr të lirë
sulmuesin boshnjak, Altin Gërboviç, që kalon sërisht bardhekaltrit në
avantazh.
Fitorja e shtatë sezonale për Shkumbinin, të gjitha të arritura në
Peqin, ndërkohë që Vllaznia edhe pse me trajner të ri, shfaq problemet e
vjetra, duke pësuar humbjen e shtatë në transfertë, në nëntë ndeshje,
të luajtura, nga të cilat asnjë nuk është fitore.
Eno Skarço