E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ka shenja që pesëshja e BE-së do ta ndërrojë qasjen

Prishtinë, 7 gusht – Kurrkush, pos kryeministrit Hashim Thaçi, nuk po vëren “aspekte procedurale vendimmarrëse” të Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë e Qipros për njohjen e shtetit të Kosovës.
Këto pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nga 27 sa janë, vazhdojnë të mos e ndërrojnë qasjen karshi statusit të Kosovës, edhe dy javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha verdiktin se shpallja e pavarësisë ishte bërë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Zyrtarë të këtyre shteteve janë deklaruar për moslëkundje nga pozicionet e mëparshme. Po kështu, edhe analistë ndërkombëtarë nuk po shohin te to ndonjë lëvizje pozitiviste.
Dy njohës ndërkombëtarë të çështjes së Kosovës, Tim Judah e Richard Gowan me skepticizëm kanë folur për “Kohën Ditore” rreth mundësisë së njohjes së shpejtë të pavarësisë nga ndonjëri prej këtyre shteteve.
“Me sa di unë, këto shtete kanë thënë se nuk do të ndryshojnë pozicionin e tyre. Qiproja ka thënë, dhe unë e besoj këtë, se nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet edhe nëse Serbia do ta njihte Kosovën. Unë nuk kam ndonjë arsye për të besuar se do të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, ka thënë Judah. “Në qoftë se Qeveria e Kosovës di diçka që askush tjetër nuk e di, atëherë po, është e mundur”. Se çfarë ka thënë tjetër Judah, dhe çfarë analisti tjetër i njohur Richard Gowan mund të lexoni në Kohën Ditore të së shtunës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›