PSK: Qeveria të shtojë angazhimet diplomatike

Prishtinë, 7 gusht - Drejtues të Partisë Socialiste (PSK) kanë drejtuar kritika në adresë të Qeverisë së Kosovës për neglizhencë në rrafshin diplomatik dhe për hapjen e ftesës për tenderim për shitjen e aksioneve të PTK-së, pa qenë e votuar strategjia për privatizimin e saj. Sekretari i PSK-së, Arben Rashkaj, të shtunën në një konferencë për media, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në favor të Kosovës nuk është përdorur si argument i fortë diplomatik nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme në shtimin e njohjeve, raporton TV21.
Për më tepër, ai ka kritikuar edhe vendimin për shitjen e aseteve të PTK-së dhe mungesën e strategjisë për privatizimin saj.
Sipas Rashkajt, edhe kaosi në trafik dhe vonesa në ndërtimin e një ure deri në tri vjet dëshmon performancën e dobët të Qeverisë.
PSK, po ashtu, ka dënuar ashpër sulmin e së enjtes kundër Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës në veri të Mitrovicës.