KE vlerëson fillimin e hetimeve për korrupsion në Kosovë

Bruksel, 7 gusht – Komisioni Evropian ka vlerësuar se për gjendjen ekonomike në Kosovë rëndësi të madhe ka marrëveshja e Kosovës me FMN-në dhe fillimi i hetimeve për korrupsionin, transmetona agjencia Beta.
Duke theksuar se në Kosovë kanë ndodhur privatizimet e para të rëndësishme, të aeroportit të Prishtinës dhe ka filluar privatizimi i Postës, Komisioni Evropian pret që qeveria e Kosovës të kontribuoj vitin e ardhshëm në buxhet me 300 milionë euro.
KE vë në dukje të dhënat e qeverisë në Prishtinë se papunësia në muajt e parë të vitit 2010 është rritur dhe tani në Kosovë ka 339 mijë të papunë.
Pagat mesatare neto në sektorin publik në tremujorin e parë të këtij viti ishin 272 euro, 16.4 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2009.
Eksporti për katër muaj është rritur për 121 %, ndërsa importi për 8.1 %, edhe pse deficiti tregtar ka mbetur kryesisht në të njëjtën nivelin dhe në periudhën janar-prill ishte 487 milionë euro.
Deri në fund të vitit 2009, borxhi i Kosovës ndaj Bankës Botërore ishte 252 milionë euro, përkatësisht 6.5 % të GDP-së.