S’ka trafikim organesh

Matti Raatikainen, kryehetues i krimeve të luftës për misionin e BE-së në Kosovë, thotë për Balkan Insight se hetimet për dyshimet për trafikimin e organeve nga UÇK-ja, deri më tash nuk kanë zbuluar asgjë.
Akuzat se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte e përfshirë në trafikimin e organeve në të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë" në Shqipëri, nuk janë të mbështetura në dëshmi, tha Mati Raatikainen, shefi i hetuesve të krimeve të luftës në EULEX.
Akuzat, të cilat dolën për herë të parë nga libri Zonja Prokurore, të Karla del Pontes, ish-kryeprokurore e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, janë ndoshta më tronditëset që janë bërë ndonjëherë ndaj UÇK-së.
Del Ponte ka thënë se UÇK-ja mund të ketë rrëmbyer disa qindra civilë serbë në Kosovë më 1999, të cilët mund të jenë dërguar në Shqipërinë e veriut, ku organet e tyre jetike u janë hequr dhe u janë shitur në tregun e zi.
Por ish-luftëtarët e UÇK-së fuqishëm kanë mohuar pretendimet.
Vitin e kaluar, EULEX-i zbuloi se ishte duke hulumtuar në këtë rast, por duke folur për Balkan Insight, Raatikainen tha se hetimet nga misioni i sundimit të ligjit i BE –së, nuk ka zbuluar asnjë provë për të mbështetur ato.
"Ne kemi hetuar rastin e Shtëpisë së Verdhë, por deri më sot prokurorët tanë nuk kanë gjetur absolutisht asnjë dëshmi apo zbulim që do të na çonte të besojmë se kjo ka ndodhur," tha ai. "Ne kemi kërkuar të dhëna, por nuk ka prova apo të shërbimi të fshehtë në lidhje me këtë rast, i cili nuk është materializuar kurrë."
Ai shtoi se ndërsa rasti nuk është mbyllur, kjo çështje nuk ishte më prioritet: "Nga rreth 900 raste të trashëguara nga UNMIK-u, ne jemi duke punuar në rreth 60, pasi kjo është ajo që ne kemi kapacitete për të bërë”.
"Ne kemi prioritet ato që janë më serioze. Nga këto, janë 50 raste, në të cilat ka më shumë se 10 viktima".
Ai tha se nëse shikohen të gjitha rastet e krimeve të luftës në Kosovë, 70 për qind e viktimave ishin shqiptarë, 25 për qind serbë dhe në 5 për qind të mbetur përfshihen romët dhe grupe të tjera etnike.
Rasti ka fituar tërheqje të mëtejshme ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, pas kërkesave nga Zyra serbe për krime lufte, prokurori i së cilës ka thënë se ka prova të trafikimit të organeve, si dhe nisjen e një hetimi mbi këtë çështje nga Dick Marty, një senator zviceran që përfaqëson Këshillin e Evropës.
Balkan Insight ka kuptuar se Njësiti për krime të luftës i EULEX-it ka kërkuar për të parë provat e mbajtura nga prokurori serb, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive. Kjo është në kontrast të hetimeve të tjera nga EULEX-i, në të cilat zyrtarët e Beogradit kanë ndihmuar me dëshmitarë dhe prova.
Sipas një burimi në EULEX, ekspert për trafikimin e organeve, një operim i tillë për trafikim organesh, do të kishte kërkuar logjistikë të sofistikuar përtej asaj çka një shtëpi ferme e vogël në Shqipërinë e veriut të largët mund të kishte dhënë.
Në 2003, një njësi e UNMIK-ut dhe ICTY-së kanë vizituar një shtëpi 40 minuta larg nga fshati Rribe për të hetuar pretendimet që organet e serbëve të rrëmbyer nga Kosova ishin hequr aty.
Hetimi nuk ka vazhduar më tej, po pavarësisht kësaj kjo mbetet një çështje e nxehtë politike midis Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë argumentojnë se hetimet nuk do të sjellin asgjë, sepse akuzat janë të pabaza, "gatuar nga Beogradi" për të minuar legjitimitetin e luftës për pavarësi të Kosovës. Në Beograd, zyrtarët kanë vazhduar për të nxjerrë në pah kërkesat, për të portretizuar ato si prova se lufta e gueriljeve shqiptare bërë kundër Serbisë ishte një ndërmarrje kriminale.