E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skafet, PS kundër moratoriumit, ankimim në Kushtetuese

TIRANE- Qeveria miratoi për herë të dytë, projektligjin për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese. Moratoriumi i skafeve, i miratuar edhe për një periudhë tre vjeçare, ndalon në mënyrë absolute lundrimin e çdo mjeti detar, përfshirë këtu edhe ato mjete që përdoren nga qytetarët shqiptarë për qëllime turistike apo sportive.

Partia Socialiste kundershton vendmimin e qeverise per ta përsëritur kete sanksion kunder mjeteve lundruese. Sipas deputetit Sajmir Tahiri, me ane te ketij moratoriumi asnjë qytetar shqiptar nuk lejohet të lundrojë në det qoftë edhe për turizëm, dhe nuk lejohet të transportojë me makinë në rrugë tokësore mjete lundruese, sepse në të kundërt, ose do shkojë në burg ose do paguajë një gjobë prej 10 milion lekësh.

"Vlerësojmë se ky projektligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, duke cenuar vetë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në mënyrë të pamotivuar përpjesëtimisht me gjendjen që ka diktuar rinovimin e moratoriumit për skafet", tha Tahiri.


Sipas tij, moratoriumi i skafeve i miratuar në vitin 2006 dhe që zgjati 3 vjet, duhet të shërbente si periudhë tranzitore deri sa shteti shqiptar të merrte masat për të garantuar kufirin shtetëror dhe të krijonte infrastrukturën për kontrollin e lundrimit detar, me qëllim parandalimin e trafikut të paligjshëm dhe sigurimin e turistëve vendas dhe të huaj.

"I kërkojmë Presidentit të Republikës të mos dekretojë projektligjin për moratoriumin e skafeve, jo vetëm pse është një projektligj absurd dhe unikal që nuk ekziston askund në botë, por sepse shkel plotësisht të drejtët dhe liritë e njeriut të njohura nga Kushtetuta".

"Në të kundërt, Partia Socialiste do kërkojë menjëherë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të këtij ligji", tha Tahiri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›