E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Dajti" dergohet per gjykim

Tirane-Mbyllen hetimet dhe dosja kalon per gjykim, per Dritan Dajtin dhe 2 bashkepunetoret e tij, Ergest Xhoxhin dhe inspektorin e policise Maringlen Mucaj, te dy te arrestuar. Grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda, i perbere nga prokuroret Ardian Nezha dhe Eugen Beci, pas nje pune prej afro 4 muajsh, kane mbyllur hetimet dhe derguan dje dosjen per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ndaj Dritan Dajtit, autorit te masakres se 7 gushtit te ketij viti ku mbeten te vrare 4 oficere te Policise se Shtetit, prokuroria ka ngritur nje sere akuzash. Vec vrasjes se tyre, Dajti akuzohet edhe per vrasjen e Ledjon Mares dhe plagosjen e Fatjon Shamkut. Ne te njejten dosje jane perfshire edhe Ergest Xhoxhi, kunati i Dajtit, i cili ndodhej bashke me te ne makine kur u qelluan per vdekje 4 oficeret e larte te policise. Xhoxhi akuzohet per perkrahje te autorit pas krimit dhe falsifikim dokumentesh. Ndersa bashkepunetori i dyte i Dajtit, Maringlen Mucaj, i cili deri ne 23 nentorin e kaluar sherbente si inspektor policie ne Durres dhe qe dyshohet se ka ndihmuar shume te kerkuarin me informacione per t'iu fshehur policise, akuzohet per shperdorim detyre. Ne kete gjykim qe pritet te nise se shpejti, Dajti mbrohet nga avokati i tij Arben Qeleshi.

Policia dorezon dosjen

Dhjete dite pas masakres se 7 gushtit qe tronditi gjithe opinionin, policia i dergoi prokurorise nje dosje voluminoze me prova dhe fakte te pakontestueshme, ndaj shume te kerkuarit Dritan Dajti. Drejtuesit e larte te policise, i vune ne dispozicion organit te akuzes nje dosje me 6000 faqe kunder Dajtit. Hetimet per te, u kryen paralelisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e Shtetit. Prokuroret e Krimeve te Renda, pas ngjarjes se Durresit dhe arrestimit te Dajtit, kane mbledhur informacion mbi veprimtarite kriminale te Dajtit. Akuza ka mundur te siguroje zbardhjen e tabulateve telefonike dhe lidhjet e tij, gjate kohes qe ka qene ne arrati.

Arrestimi i Muces

Arrestimi i Maringlen Muces muajin e kaluar, verteton te gjitha dyshimet qe linden pas masakres se 7 gushtit ne Durres, per nje dekonspirim nga ana e radheve te policise, per aksionet ne kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti. Disa dite pas vrasjes se 4 oficereve te larte te Policise se Shtetit, grupi hetimor i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, zbuluan qe tabulatet telefonike te Dajtit, tregonin se nje nga efektive e Policise se Durresit, dyshohej se bashkepunonte me Dajtin, duke e ndihmuar qe ai te jetonte i qete pergjate 6 viteve ne arrati. Disa dite pas ngjarjes, prokuroret e ceshtjes thane se u moren si objekt hetimi, te gjithe numrat celulare te Dritan Dajtit si dhe tabulatet telefonike. Ato iu derguan kompanive celulare per zbardhjen e te gjitha telefonatave te Dajtit me personat qe kishte komunikuar. U deshen 3 muaj, qe nga kompanite celulare te kthehej pergjigjja e sakte, rreth personit te dyshimte si bashkepunetor i Dajtit.

Masakra e 7 gushtit

Masakra e cila tronditi gjithe opinionin publik ne vend, ndodhi ne 7 gusht ne pisten "Iliria" ne Durres. Forcat e operacioneve speciale ndodheshin ne ate zone, pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e te superkerkuarit Dritan Dajti. "Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura, eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar, 4 oficeret e operacioneve speciale te ngarkuar me kete detyre,

Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskon, kane bere rrethimin e mjetit, per te bere te mundur arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ka qelluar menjehere me arme ne drejtim te punonjesve te policise, duke i lene ata te vdekur ne vend. Nga shkembi i zjarrit u plagos rende i shumekerkuari Dritan Dajti, si dhe mbeti i vrare bashkepunetori i tij, Ledion Mara. Aktualisht Dajti ndodhet i shtruar ne spitalin e burgut ne Tirane. Pas heqjes se nje plumbi ne shtyllen kurrizore, nderhyrje e kryer ne Spitalin Ushtarak, Dajti u rikthye serish ne spitalin e burgut. I shumekerkuari Dritan Dajti, kishte 6 vjet qe jetonte ne arrati, pas largimit ne menyre spektakolare nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003. Ai ishte denuar per vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i "Besa Construksion" ne vitin 1999.

L.K

Akuzat ndaj Dritan Dajtit

"Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", ndaj punonjesve te policise Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj

"Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e Fatjon Shamkut

"Mbajtje pa leje te armeve luftarake"

"Falsifikimi i dokumentave" ne bashkepunim duke falsifikuar dhe perdorur dokumentat e mjetit tip "Volswagen Touareg" me targe Cr 535 FR

"Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve" duke falsifikuar dhe perdorur tre dokumente policie

"Mbajtje pa te drejte e uniformes", duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese te Policise se Shtetit

Akuzat ndaj Ergest Xhoxhit

"Perkrahje e autorit te krimit"

"Falsifikim i dokumenteve" ne bashkepunim

Akuza ndaj Mariglen Mucajt

"Shperdorim te detyres"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›