Dinamo ne "ferrin" e Teutes
Tirane- Skuadra kryesuese e kampionatit shqiptar te futbollit, Dinamo, e drejtuar nga ish-futbollisti Shkelqim Muca, do te udhetoje sot ne "ferrin" e "Niko Dovanes" ne Durres, ku do te kaloje nje test te veshtire. Skuadra e Teutes eshte e njohur per "surprizat" e pakendshme qe i ben skuadrave te forta te kryeqytetit apo Vllaznise se Shkodres. Shume pak prej tyre kane dale me pike nga Durresi, madje duke pesuar edhe humbje te thella. Skuadra e Teutes ka nje formacion te konsoliduar ne te gjitha repartet dhe neser luan me formacion pothuajse te plote. Kurse Dinamo nuk njeh humbje prej shume javesh dhe ka vetem 4 pike me pak nga maksimumi per ndeshjet e luajtura, 35 pike ne 13 jave. Kampionati pothuajse eshte i siguruar, pasi skuadra ndjekese, Besa e Kavajes eshte plote 11 pike larg dhe te dielen udheton ne transferten e veshtire te Lacit. Edhe skuadra e Muces, eshte me formacionin e plote, pervec te ndeshkuarit te djeshem nga disiplina, mbrojtesit serb, Putinciani. Sot do te luhen tre ndeshje, ku pervec Teuta-Dinamo, me interes priten edhe Tirana-Gramozi dhe Shkumbini-Apolonia, sfidat nisin ne 13:30. Dinamo do te ishte e kenaqur nese do te dilte edhe me nje pike nga "Niko Dovana", por edhe nje humbje e mundshme nuk do te lekundte pozitat e teknikut Muca, me gjithe "krisjet" e para me presidentin Besnik Sula gjate kupes. Nje fitore e Teutes i jep skuadres sigurine per te dale perfundimisht nga mesi i skuadrave qe rrezikojne renien. Ndeshja tjeter qe pritet me interes eshte ajo Tirana-Gramozi, ku kryeqytetasit duket se jane te "denuar" qe te fitojne pas barazimit zhgenjyes ne Korce javen e kaluar. Nje fitore e ngjit Tiranen ne kuoten e 24 pikeve, duke tentuar te nderroje vendet me Apolonine, e cila udheton sot ne fushen e veshtire te Peqinit, i cili ka disa ndeshje qe nuk tregon formen e duhur. Apolonia lufton per nje vend ne Kupat e Evropes, kurse Shkumbini, per te mbajtur sa me mbrapa kater skuadrat qe mbyllin renditjen dhe rrezikojne renien. Te dielen Flamurtari pret ne Vlore korcaret e Skenderbeut dhe djemte e peqinaset Gugash Magani, nuk do te pajtohen me asnje rezultat tjeter pervec fitores, qofte dhe minimale. Kjo per shkak se po te perfundonte tani kampionati, pervecse u eliminuan nga Kupa e Shqiperise, megjithese ishin trofembajtesit, do te binin edhe ne Kategorine e Pare, pasi kane mbledhur vetem 10 pike. Laci do te prese Besen, pretendente dhe pritet qe perplasja te jete e forte, ku te dyja skuadrat gjenden ne pozita te mira ne renditje. Ndeshja e fundit eshte ajo mes Vllaznise dhe Kastriotit, ku krutanet shquhen per paraqitjet e bukura dhe fazen e pare kane mundur shkodranet me rezultatin 1-0. Djemte e Lucit do te perpiqen te hakmerren per t'i shpetuar edhe zones se ftohte ne renditje, ku gjenden me 12 pike, nje me shume se Gramozi qe i ndjek dhe 2 me shume se Flamurtari i vendit te fundit. Nese fiton Vllaznia do te dale perfundimisht edhe nga rreziku per renie nga kategoria.