E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal, PD ndan formularë për bindjet politike të administratës

TIRANE- Zbulohen përpjekjet e Partisë Demokratike për thithjen e sa më shumë votave në 8 maj. Me një urdhër të shkruar, zyrtarë të kësaj partie në qytetin e Fierit u kanë kërkuar të gjithë nëpunësve të administratës publike por edhe në sektorë të tjerë si arsim, tatime, sigurime, që të plotësojnë një formular.

Një kopje e formularit është siguruar dhe botuar sot në "Gazeta Shqiptare" dhe në të u kërkohet nëpunësve të dhëna personale që nisin që nga gjeneralitetet, emër mbiemër, e më pas adresa e saktë e banimit, qendra e votimit deri edhe orientimi politik dhe numri i votuesve që kanë në shtëpi.

Skandali është denoncuar nga dega PS e Fierit. Deklarata, e cila u është shpërndarë të gjitha institucioneve në vartësi të qeverisë është firmosur nga kryetari i PD-së së Fierit, Ferdinand Murati dhe sekretari Admirim Shehu

Deklarata ka dalë në datën 1 prill dhe konfirmohet se ka mbërritur gjatë ditëve të para të muajit tek të gjitha drejtoritë rajonale në shkallë rrethi e qarku.
(Sot ne Gazeta Shqiptare mund të lexoni detaje të tjera si dhe reagimin e dy partive kryesore)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›