E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Do zhvendosim stacionin e trenit për të ndërtuar aty një stacion interurban dhe dy nënkalime

22-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati për Kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha shpall projektet e njësisë 11 si dhe prezanton kandidatin Haki Mustafa


Rajmonda Bulku: Ditën e tokës, Edi Rama e ka zëvendësuar me “festën e betonit”


Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha parashikon në projektin e tij zhvendosjen e Stacionit të Trenit, dhe ndërtimin aty të stacionit interurban të automjeteve. Në takimin me banorë të njësisë bashkiake numër 11 në Laprakë, ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj njesie, Haki Mustafa, Basha premtoi edhe zhvendosjen e hekurudhes që kalon përmes një prej lagjeve më të diskriminuara të Tiranes, si dhe ndërtimin e të paktën dy nenkalimeve për të lidhur dy zonat e banimit përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek dogana. “Zgjatimi i Bulevardit nga stacioni i trenit tek Bregu i Lumit do të shoqërohet me zhvendosjen e Stacionit të trenit dhe ndërtimin pranë stacionit të ri të trenit këtu në afërsi të Laprakës, të stacionit interurban të kryeqytetit tonë. Bashkë me stacionin e trenit ne do zhvendosim edhe atë pjesë të hekurudhës e cila kalon këtu në njësinë tuaj vendore, në një nga lagjet më të diskriminuara që merr jetën e banorëve në mënyrë të vazhdueshme. Po kështu, ju jap fjalën se investimin e gabuar që ndau Laprakën nga pjesa tjetër e qytetit, dhe për të cilën me dhjetra e dhjetra qytetarë të lagjes tuaj paguan me jetën e tyre, ne do ta zhbëjmë duke ndërtuar të paktën dy nënkalime që do të lidhin këto dy pjesë të Tiranës. Për të përmirësuar këtë cilësi jete, dhe për të hapur vende të reja pune nën përvojën, përkushtimin, e vendosmërinë e rrugës së Kombit, unë ju premtoj sot se brenda gjashtë muajve të mi të parë si Kryebashkiak juaj i ardhëshëm do të nis punimet për Unazën e madhe të Tiranës”- u shpreh Lulzim Basha para banorëve të njësisë vendore 11, në Tiranë. 


Rajmonda Bulku: Ditën e tokës, Edi Rama e ka zëvendësuar me “festën e betonit”


Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Rajmonda Bulku


“22 prilli është dita e tokës, por jo për Edi Ramën: për të, sot është dita e betonit. Tirana është qyteti i dytë më i betonizuar në Evropë, nga lulishte është kthyer në betonishte. Pastrimi i Tiranes nga Kioskat u zevendesua me betonizimin e kioskave. Përpjesëtimi mes betonit dhe hapësirës së gjelbër është në nivele alarmante, 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapësirë të gjelbër, për çdo banor të Tiranës. Janë zhdukur shatervanet, i vetmi shatervan ne Tirane eshte bere tek Zogu i Zi nga Lulzim Basha në postin e ministrit të transporteve, ndërsa shatervani me i vjeter i Tiranes, i ndertuar ne 1924 tek Parlamenti, u prish nga Edi Rama. Vetëm në Tiranë, sipas statistikave të Shoqatës shqiptare të konsumatorëve ka 250 mijë kryqëzime të ujërave të zeza me ato të bardha. Të ardhurat vjetore të bashkisë nga tarifa e pastrimit, janë 4.6 milionë dollarë, nuk dihet ku shkojnë këto para: Bashkia pretendon se lahen përditë rrugët e Tiranës, çka nuk rezulton e vërtetë sepse sipas llogaritjeve, 2 autobotet që përdoren për larjen e rrugëve duhet të punonin 40 orë që të arrinin të lanin gjithë sipërfaqen e Tiranës. Tirana ka 74 km transport urban, sipas standardit, cdo 40-50 metra vijë lineare duhet të ekzistojë një kosh. Pra mungojnë 1.600 kosha plehrash. Sipas ligjit për largimin publik të mbeturinave, bashkia apo komuna ka per detyre te mbroje mjedisin urban nen juridiksionin e saj nga ndotja, por jo pak herë, madje edhe brenda lagjeve të qendrës së qytetit, mbeturinat nuk hiqen për ditë me radhë, duke u bërë burim infeksioni. Normat e ndotjes në Tiranë janë afërsisht 3 herë më të larta se të BE-së. Ne qendrën e qytetit, sasia e pluhurit pezull është afro 3-4 herë më e lartë. Sipas statistikave të nxjerra nga Qendra Rajonale e Mjedisit, vetëm nga ndotja e ajrit vdesin çdo vit 17 foshnja në 1 000. Tirana ka nevojë urgjente për gjelbërim si masa ndaj nivelit të lartë të ndotjes. Sot gjendja  ekzistuese eshte siperfaqe e gjelbert  rreth 2.8 m² per banore, ndërkohë që rregullorja e Urbanistikes e percakton normën minimale të gjelbërimit 7 m²/banor. Të ardhurat e Bashkise nga Taksa e gjelbërimit ne 4 vitet e fundit, rreth 17 milionë dollarë, nuk kanë shkuar për gjelbërim.  Kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne kemi nevojë për një kryebashkiak që të ketë respekt për tokën dhe të kujdeset për ambjentin ku ne jetojmë; nuk kemi nevojë për një kryebashkiak që synimin e vetëm të tij ka betejën politike kombëtare!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›