Skandal diplomatik, takimi Imami-Poposki pa flamur shqiptar
SHKUP- Takimi zyrtar mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, i zhvilluar dy ditë më parë (20 janar 2012) në Shkup, mund të quhet një skandal i vërtetë diplomatik mes dy vendeve.
Ashtu siç tregojnë edhe pamjet e siguruara ekskluzivisht nga agjencia e lajmeve “LajmeShqip.com”, në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, mungon simboli kombëtar shqiptar, flamuri kuqezi, i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve mes delegacioneve. Jo vetëm kaq. Zyra e ministrit Poposki është e pajisur më së miri me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Europian, por vetëm kaq.
Asnjë gjurmë e simbolit shqiptar, flamurit kuqezi, i cili nuk është vështirë të gjendet në Maqedoni, vend në të cilin ky simbol përfaqëson gjysmën e mos më tepër të popullsisë së shtetit të Maqedonisë. Veç kësaj, edhe vetë takimi zyrtar është zhvilluar në kushte thuajse poshtëruese për delegacionin shqiptarë me në krye ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i cili pasi e ka pritur në këmbë shefin e diplomacisë maqedonase për disa minuta (ndërsa duhet të ishte e kundërta).
Ironia e gjithë këtij skandali shtohet edhe më tepër kur mendon se ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ndodhej në Shkup për të garantuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces i cili mbahet peng nga vendi fqinj, Greqia.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)