E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

TIRANE - Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare rreth orës 11:00. Mbledhja e forumit më të lartë të Partisë Socialiste u njoftua në mbledhjen e fundit të Kryesisë , që u zhvillua në selinë rozë në fillim të kësaj jave.

Zhvillimi i mbledhjes se Asamblesë konsiderohet mjaft e rëndësishme pasi Partia Socialiste do të miratojë programin politik, pas diskutimeve që janë bërë për këtë draft si dhe do t’i hapet rrugë fillimit të turit në të gjithë vendin, për të çuar programin derë më derë, në mënyrë që qytetarët të njihen ne detaje me atë që paraqet PS-ja për disa fusha të rëndësishme.

Një vendim tjetër me rëndësi është dhe ndryshimi i ndarjes së qarqeve për anëtarët e Kryesisë. Ky propozim ka ngjallur debate të shumta brenda radhëve të deputetëve të kësaj partie, ndaj pritet që debatet të vijojnë edhe gjatë Asamblesë.

Kjo Asamble vjen një dite pas protestës-homazh qe Opozita e Bashkuar zhvilloi në nderim të 4 viktimave të 21 janarit të një viti më parë. Pritet që pjesë e diskutimeve të jetë dhe protesta e djeshme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›