Skandal, eshtrat e Kosinës betonohen në një bodrum
Rreth 69 kutitë e eshtrave të banorëve të vdekur rreth një shekull më parë, janë betonuar ne nje bodrum. Ky skandal, pason skandalin e 3 vite me me pare, ku eshtrat u zhvarrosen nen pretendimin se jane te ushtarëve greke.
PËRMET -Dhunohen për herë të dytë të vdekurit e Kosinës. Skandali i zhvarrosjes së eshtrave të banorëve të këtij fshati me protagonist priftin Vasil Thomollari këtu e tri vite më parë, mbyllet me një tjetër skandal. 69 kutitë e eshtrave të shkatërruara të banorëve të vdekur rreth një shekull më parë, janë rivarrosur në një varr të përbashkët. Të revoltuar, banorët e fshatit Kosinë në rrethin e Përmetit pohojnë se eshtrat të cilat nuk dihet se kujt i përkasin, janë betonuar në një bodrum. "Është hera e dytë që eshtrat e të afërmve tanë dhunohen. Jemi tepër të indinjuar me trajtimin që shteti u bëri të afërmve tanë të ndjerë", - shprehen banorët. Ndërkohë, askush nga drejtuesit vendorë nuk jep një version të vetin në lidhje me këtë skandal.
Skandali i parë i zhvarrosjes së eshtrave në Kosinë daton majin e 2006-ës. Ishte Altin Ballabani ai që denoncoi zhvarrosjet e të parëve nga prifti i fshatit, Thomollari me pretendimin se ishin ushtarë grekë të rënë në luftën italo-greke. Prokuroria e Përmetit nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Mjekët eksperto-ligjorë hodhën poshtë versionin se eshtrat u përkasin ushtarëve grekë. Pas kryerjes së analizave laboratorike, rezultoi se ato u përkisnin të moshuarve apo edhe fëmijëve. Para një viti prokuroria deklaroi se do ia rikthente eshtrat komunës. Nga ana tjetër, krerët e komunës pohuan se nuk kishin fonde për rivarrosjen e tyre.
(d.b/GSH/BalkanWeb)