E Diel, 1 Nëntor 2026

Riatdhesohet, fshehu pasaportën në të brendshme

Oficeret e policise u shokuan kur 35 vjecari futi doren ne te mbathura dhe nxori prej andej pasaporten, me identitetin e tij te vertete. Me pas u verifikua dhe pasaporta e tij e pare qe tregoi, e cila ishte false 

LONDER-Një emigrant shqiptar është ndaluar në Britaninë e Madhe dhe më pas është riatdhesuar menjëherë për shkak se donte të hynte ilegalisht ne kete vend duke fshehur pasaporten në të brendshme. 35 vjecari shqiptar emri i te cilit nuk behet i ditur, tashme ndodhet ne Shqiperi. Lajmi eshte dhene se fundi nga mediat britanike, por ngjarja ka ndodhur me 27 prill dhe shqiptari eshte debuar brenda 24 oreve. Ai ne fakt kishte mberritur ne Britani nga Frankfurti, Gjermani. Fillimisht ai u mundua tu shmangej oficereve te kontrollit kufitar ne britanik duke u treguar atyre nje pasaoporte gruaje. Por kur u kap, dhe u vure se ne foto ishte nje grua dhe jo ai, atehere u tha autoriteteve se duhej te takohej me nje kusheri ne Birmingam. Por autoritetet i kerkuan adresen e sakte te te afermit te tij dhe ai nuk mund te jepte informacion te sakte. Fillimisht autoritetet menduan se behej fjale per nje europian qe vinte nga Gjermania. Me pas oficeret e policise u shokuan kur 35 vjecari futi doren ne te mbadhura dhe nxori prej andej pasaporten, me identitetin e tij te vertete. Me pas shqiptari e pranoi se po hynte ne Britani ilegalisht qe te gjente nje pune aty. Zyrtaret e kontrolit kufitar ne Britani argumentuan se kontrolli per dokumente identifikimi eshte rutine pasi behet per te pare ne rast se ato jane te vjedhura apo fals, por rasti i shqiptatit ishte i vecante. Me pas u verifikua dhe pasaporta e tij e pare qe tregoi, e cila ishte false pasi ishin nderruar emri, imazhi dhe detajet e vizes. 35 vjecari kishte paguar 8000 euro per ate pasaporte false. Lajmi per shqiptarin behet i ditur ne nje kohe kur Britania e Madhe do te paguaje nje kosto 1 trilion sterlina ne rast se emigranteve te paligjshem u jepet amnisti. Grupet pro amnisti kane bere thirrje autoriteteve qe tu japin shtetesi gati 1 milionë emigranteve te paligjshem qe ndodhen aktualisht ne Britani.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›