E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi vlerëson punën e FMN-së në Shqipëri

Kryetari i Shtetit vlerësoi kontributin e këtij institucioni financiar gjatë gjithë periudhës së tranzicionit për një zhvillim të qëndrueshëm financiar dhe ekonomik, nëpërmjet monitorimit, ekspertizës, asistencës teknike, dhënies së këshillave mbi politikat e ndjekura dhe reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar.

Ai i shprehu zonjës An-Margret Uestin, e cila largohet nga vendi ynë me përfundimin e misionit të FMN-së, konsideratën për angazhimin dhe punën me përkushtim e profesionalizëm në përmbushjen e detyrës së saj në krye të këtij misioni në vendin tonë dhe i uroi suksese në përgjegjësitë e reja që e presin. Znj. Uestin,  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga shteti shqiptar dhe për bashkëpunimin e frytshëm mes FMN-së dhe autoriteteve shqiptare në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre të përbashkëta.

Ajo vuri në dukje përshtypjet e saj më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët si një komb vital, me vlera dhe me tradita të rralla si dhe vlerësoi mikpritjen e jashtëzakonshme. Znj. Uestin theksoi potencialet e mëdha të vendit tonë për t’u rritur e zhvilluar ekonomikisht, duke patur parasysh burimet e mëdha natyrore dhe njerëzore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›