E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasano Dua ti kerkoj falje Garones deshiroj te qendroj

Ceshtja Pak kohe pas ekuivokut sulmuesi shprehet Me vjen keq per ate qe ndodhi

Ajo qe ka ndodhur nuk duhet te kete rendesi ne momentin e vecante qe po kaloj se bashku me gruan time. Nese deshiroj ti qendroj sa me prane qe te jete e mundur edhe pse kam shume impenjime me skuadren time nje arsye do te kete por nuk dua ta bej publike jeten time private. Kete ka thene Antonio Kasano duke komentuar faktet e dhena nga disa gazeta te cilat kane theksuar se Sampdoria po mendon prishjen e njeanshme te kontrates. Ai komenton se faktet e pershkruara nga disa gazeta per te nxire karrieren time ia kane dale edhe kete here. Por nuk mendoj se ky eshte momenti per ti kontestuar sepse me kete do te merren avokatet e mi. Por me duhet te sqaroj momentin qe po kaloj me klubin dhe askujt nuk duhet ti jap llogari per ate qe po kaloj ne keto momente me gruan time. Dhe pikerisht ketu zeri i Kasanons ngjiret Nese dua ti qendroj prane megjithese kam shume impenjime futbollistike nje arsye e kam. Por nuk gjej asnje arsye perse duhet ta bej publike jeten time private. Kasano ka theksuar disa here se me vjen keq per ate qe ka ndodhur dhe pervec te tjerave i kam kerkuar falje doktor Garrones te cilit i dua te miren ne pranine e shokeve te mi te skuadres. Shokeve te mi iu uroj lsquoshume fat. Dashuria per presidentin Garrone eshte per Antonio Kasanon e pafundme. Dhe eshte transparente ne cdo fjale te fantazistit te Sampdorias i cili duket absolutisht i penduar per menyren se si reagoi duke e share ate ne perfundim te ndeshjes se kaluar te Serise A. Ne fund Kasano sakteson edhe zerat ne lidhje me nje transferim te mundshem gjate merkatos se janarit. Kam lexuar se e gjithe kjo ceshtje eshte lidhur me disa spekulimi merkatoje por me duhet te theksoj edhe se gjithmone ekziston mundesia per tu larguar por deshira ime eshte qe te qendroj te Sampdoria. Sipas medias italiane per momentin jane te shumta skuadrat te cilat deshirojne ta afrojne ne radhet e tyre nje lojtar te nivelit nderkombetar sic eshte Kasano. Me kryesoret qe duket se jane ne dritare ne pritje te zhvillimeve te reja mes sulmuesit dhe klubit te Sampdorias jane Juventusi dhe Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›