E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier 15 shkolla me kushte te renda higjieno-sanitare

/ /

FIER - Serish probleme me arsimin ne rrethin e Fierit. Te dhenat me te fundit bejne me dije se rreth 15 institucione shkollore ne kete rreth vazhdojne te jene problematike per nga kushtet higjieno-sanitare. Sipas inspektoratit te Higjienes ne Drejtorine e Shendetit Publik problematike mbeten sidomos shkollat qe ndodhen ne zonat periferike e fshatra. Specialisti i Inspektoratit te Higjienes Nuredin Kallashi vecoi si me shqetesuese gjendjen ne shkollen e Sheqmusalales ne Frakull ate te Cakranit Patosit Hamilit. Jane 15 shkolla qe paraqesin rrezik epidemie pasi nuk plotesojne kushtet e kerkuara per te qene institucione publike dhe aq me shume arsimore. Per keto shkolla nuk jane marre masa nga ana e bashkive dhe komunave ku ato bejne pjese administrativisht ka deklaruar me tej Kallashi. Situaten e rende qe behet prezente nga autoritetet e shendetesise e pranojne edhe drejtuesit e arsimit ne rreth te cilet shprehen se me anen e nje peticioni do tu bejne apel drejtuesve vendore per te investuar ne institucionet arsimore me qellim plotesimin e kushteve higjieno-sanitare. Nderkohe prej me shume se dy vjetesh nga ana e institucioneve te shendetesise eshte dhene alarmi per kete gjendje skandaloze por arsimi dhe aq me pak komunat perkatese nuk kane marre masa. do vit ne shkollat e Fierit paraqitet nje numer nxenesish te cilet vuajne nga semundje te tilla si lia verdheza etj. Nderkohe qe ne periudhen e dimrit nje pjese e mire e nxenesve deri ne 50 nuk e frekuentojne shkollen ne shume zona per shkak se infrastruktura e ketyre institucioneve nuk u jep asnje mundesi duke bere qe me shume te qendrojne te semure. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›