Skandal në Francë: 50% e barnave të pa efektshme, 5% të rrezikshme!

Dy doktorë të njohur francezë, në librin e tyre të botuar, para pak kohësh, kanë shkruar se gjysma e barnave në Francë janë “të paefektshme”, përderisa 5% e tyre janë të rrezikshme! Ata konsiderojnë se industria farmaceutike në treg hedh barëra të cilët nuk kanë kurrfarë efekti kurues, e të cilat tatimpaguesve në vit u kushtojnë 10 miliardë euro.
Ish drejtori i spitalit “Necker” në Paris, Philippe Even dhe doktori Bernard Debre në librin e tyre kanë shkruar se buxheti i shtetit do të mund të kursehej shumë e mësipërme, sikur nga lista e barërave të cilat mbulohen nga sigurimet shëndetësore të hiqeshin ato të rrezikshmet ose ato pa asnjë efekt kurues.
Ata kanë analizuar 4000 barëra franceze dhe kanë fituar këto rezultate – 50% pa asnjë efekt kurues, 20 % vështirë të mund të tolerohen, përderisa 5% kanë kundër efekte!
Sipas tyre, midis barërat më të rrezikshme ndodhen edhe ato për sëmundjet kardiovaskulare, ato kundër duhanit si dhe kontraceptivët.