E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në Universitet, evaukohen studentët

Vetëm 3 ditë nga përkujtimi i sulmeve të 11, tjetër sinjal për bombë ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Universiteti i Teksasit ka evakuuar të gjithë ndërtesën pas marrjes së një telefonate, nga ku vinte një kërcënim për bombë, e cila dyshohet se është vendosur në ambientet e kampusit. Zyrtarë amerikanë thanë se nga kontrollet nuk janë gjetur bomba.
 

Në alarmin e dhënë thuhej se të gjithë njerëzit e pranishëm në kampus të evakuohen sa më larg të jetë e mundur.Drejtori i Komunikimit në Universitetin e Teksasit, Rhonda Ëeldon tha se Universiteti ka marrë një telefonatë rreth orës 8:35 nga një njeri që pretendon të jetë anëtarë i al-Kaidës.
 

Njeriu tha se ai do të vendoste bomba në të gjithë kampusin, duke dhënë një ultimatum 90 minutësh. Ëheldon tha se të gjitha ndërtesat janë evakuuar në 09:50 si masë paraprake. Edhe një tjetër Universitet është evakuuar më herët, por ende nuk ka informacioni nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra- tjetrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›