E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në Itali, prodhohej ushqim nga kafshë të ngordhura

Itali- Një skandal ka përfshirë së fundmi Italinë, pasi është zbuluar se disa fabrikë që prodhojnë ushqime për pula dhe qen përdornin si lëndë të parë trupa kafshët të dekompozuara.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Italisë dhe pas disa kohësh hetimesh policia pyjore ka zbuluar se duke përdorur trupat e kafshëve të ngordhura është siguruar një fitim prej 3.3 milionë eurosh pasi janë prodhuar 3.200 ton ushqime.

Gjatë kontrollit në këto fabrika është parë se për prodhimin e ushqimeve si për qen edhe për pula përdoreshin skelete gjysmë të dekompozuara, apo dhe mbetje.

Si pasojë e skandalit janë vënë nën hetim 68 persona, mes të cilëve dhe 13 veterinerë pasi kishin falcifikuar dokumentacionin.

Policia është vënë në gjurmët e fabrikave pasi nga ambientet e tyre vinte një erë e keqe, si pasojë e kafshëve të dekompozuara.

Por skandali bëhet edhe më i gjerë pasi me dhjetra ton ushqimesh janë futur edhe në Shqipëri, Spanjë dhe vende të tjera.

Fillimisht ekspertët janë shprehur se këto ushqime mund të dëmtojnë edhe organizmin e njeriut nëse do të përdoret mish i pulës, por ende nuk ka një studim zyrtar që ta vërtetojë këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›