E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në zyrën e aplikimit të kartave në Korçë, punonjësit rrahin qytetaren

Një emigrante e ardhur nga Greqia për të aplikuar për kartën dhe pasaportën e re, ka rënë pre e dhunës së punonjësve të cilët e kanë keqtrajtuar duke i lënë dhe shenja në trup. Por sikur të mos mjaftonte kjo konflikti i cili ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, mësohet se ka filluar kur emigrantes 53 vjeçare Ilda Toma i është kërkuar të paguajë 20 euro punonjësit

për tia kryer në kohë aplikimin. Në fakt mitmarrja duket se është ulur këmbëkryq në këtë qytet, ku emigrantët që vijnë nga shteti fqinj Greqi, iu duhet të paguajnë nën dorë për tiu shërbyer shpejt nga punonjësit e kompanisë Aleat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur me shtetasen Ilda Toma e cila ka ngritur tashmë dhe një padi në Prokurorinë e Korçës për plagosje, ndërkohë që i është nënshtruar dhe një ndihme mjekësore në spitalin e Korçës pa disa plagëve që ka marrë në kokë. Toma ka treguar për gazetën se ka ardhur nga Selaniku vetëm për të kryere këtë detyrim ligjor, por duket se është dhunuar barbarisht nga dy punonjës të zyrës të cilët madje e kanë përgjakur. Jetoj prej disa vitesh në shtetin fqinj Greqi, ndërsa gjeta kohën dhe mundësinë të aplikoja për pasaportën biometrike. U paraqita tek zyra ku me shumë mundim arrita të hyja brenda. Sapo kam shkelur në brendësi të saj një punonjës me paturpësinë më të madhe më ka kërkuar 20 euro. I kam thënë se nuk ka mundësi të të paguaj, ndërkohë që pas kësaj ai është nxehur dhe ka nisur të më tërheqë për të më nxjerrë jashtë. Këtu ka nisur gjithçka madje dy nga punonjësit më kanë qëlluar me disa sende të zyrës duke më shkaktuar dhe disa dëmtime në kokë. Nuk arrij ta kuptoj gjithë këtë që ka ndodhur, ndërsa i lutem shtetit të marrë masa sa më parë, ka treguar në rrëfimin e saj Ilda Toma. Gruaja e cila ka qenë bashke me disa të afërm të saj ka depozituar një kallëzim penal të Prokurorinë e Korçës për plagosje, ndërkohë që nga ana tjetër i drejtohet drejtuesve më të lartë të shtetit të reagojnë për këtë ngjarje të paprecedent. Ankesat e qytetarëve të Korçës për punonjësit e zyrës ky kryhen aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta biometrike janë të shumta. Radhët e gjata janë bërë problematike para kësaj zyre, ndërsa ata që vihen në vështirësi të shumta janë emigrantët që vijnë nga Greqia, të cilët sorollaten për ditë të tëra nga këta punonjës, deri në momentin që mbarojnë aplikimin. Në ditët e para të muajit dhjetor emigrantët të ardhur në Korçë për këtë shërbim kanë protestuar për disa ditë me radhë për këtë gjendje të rënduar në zyrën e vetme të kompanisë Aeat, ndaj të cilës për herë të parë është ngritur dhe një padi. Ndërkaq punonjësit e zyrës pretendojnë se ka qënë gruaja ajo që ka nxitur dhunën, ndërsa ata bëjnë të ditur se do të ngrenë një padi kundër saj për organin e akuzës.

I. Vreto

Last Updated on E Enjte, 11 Mars 2010 22:43

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›