MKRS në Kosovë përzgjedh 123 projektet kulturore-artistike të vitit 2010
Janë 123 projekte kulturore, të cilat do të financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë gjatë këtij viti, një vendim i cili u mor së fundi pranë kësaj ministrie. Përkatësisht komisioni vlerësues i kësaj ministrie ka bërë përzgjedhjen e projekteve të Konkursit për Projektet Kulturore-Artistike të vitit 2010. Përmes këtij konkursi Ministria e Kulturës,
Rinis dhe Sportit synon të mbështesë projekt-idetë me karakter: profesional, promovues, stimulues, inovativ, kritik dhe praktik. Komisioni prej 12 anëtarësh, i emëruar nga ministri, konfirmon se në këtë konkurs kanë konkurruar gjithsej 310 projekte individuale dhe grupore. Këto projekte i përkasin fushave të ndryshme të artit dhe kulturës. Shuma e kërkuar nga konkurruesit e projekteve është 5.000.000 euro. Nga 310 projekte konkurruese Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ti mbështesë vetëm 123 prej tyre. E ndërkohë që pasa këtij vendimi të MKRS në Kosovë pritet të fillojë dhe konkretizimi i projekteve të ndryshme kulturore, të cilat do të zhvillohen gjatë këtij viti.