Drogë në selinë e OKB-së
Nju Jork- Një qese që përmbante 16kg kokainë, u gjet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e shkuar, ka njoftuar policia amerikane.
Droga ishte në një qese të ngjashme me pakot që përdor OKB-ja, e cila mbërriti në zyrën e postës të organizatës, duke shkaktuar alarm forcave të sigurisë.
Në të nuk kishte emër dërguesi, përvec faktit që vinte nga Mexico City përmes Cincinatit, tha zëdhënësi. Qesja e bardhë krijoi dyshime gjatë skanimit, sepse u vu re një imitim i dobët i logos së OKB që ishte stampuar në të, me sa duket në një përpjekje për të kaluar atë si bagazh zyrtar.
"Sipas mendimit tim modest kjo ka qenë një punë trafikantësh të narkotikëve, të cilët janë përpjekur për të transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara dhe plani i tyre duhet të ketë shkuar keq",-tha nënsekretari i OKB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, Gregori Starr për AFP.
(el.me/news24/BalkanWeb)