Skandal politik,Prokuroria hetim Bashes, shkel vendimin e gjykates
Shkelja e vendimit të gjykatës për mbylljen e hetimeve mbi çështjen “Durrës-Kukës” duket se është një skandali i madh i Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse ishte zotuar pak ditë më parë publikisht se do të zbatonte vendimin e gjykatës dhe do të mbyllte hetimet deri në një vendim të apelit, Ina Rama i ka nisur dje ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, një fletëthirrje ku kërkohet marrja e tij në pyetje dhe gjithashtu flitet për komunikimin e akuzës ndaj tij. Vendimi i prokurorisë për vazhdimin e hetimeve, megjithëse këto pezullohen dhe janë të pavlefshme në bazë të një vendimi të gjykatës së datës 18 nëntor, është komentuar nga avokati i ministrit Basha si një “lëvizje me prapavijë politike”. “Shpërfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit të gjykatës demonstron qartë prapavijën e pastër dhe prapaskenat politike të trajtimit të kësaj çështjeje dhe përdorimin si një mashë politike të Prokurorisë së Përgjithshme”, shkroi avokati Zef Nikaj në një letër publike, ku denonconte këtë veprim të Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse ka një vendim gjykate për të mbyllur hetimet mbi të ashtuquajturën çështje të rrugës “Durrës-Kukës”, prokuroria i ka dërguar një fletëthirrje ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, ku e njofton se duhet të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u marrë në pyetje dhe gjithashtu edhe ndryshimin e statusit të tij nga i hetuar në të pandehur. Por megjithëse e ka marrë këtë vendim, prokuroria nuk ka bërë me dije akuzat. Sipas avokatit Nikaj, kjo është një tjetër shkelje e organit të akuzës, i cili të njofton se është ngritur një akuzë por nuk të bën me dije akuzën për të cilën duhet të përgjigjesh.
Vetë Prokurorja e Përgjithshme kishte njoftuar pak ditë më parë se do të respektonte vendimin e gjykatës deri në një vendim të Apelit. “Gjykata e Tiranës para pak ditësh ka vendosur të shfuqizojë vendimin tonë për zgjatje të afatit të hetimeve. Ky është një vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord për këtë vendim dhe këtë e kemi apeluar në Gjykatën e Apelimeve. Gjithsesi, ky është një vendim që do të merret në konsideratë nga ana jonë për t’i dhënë rrugë hetimeve për çështjen Durrës-Kukës... Aktualisht për shkak të dispozitave të ligjit nuk mund të bëjmë hetime. Ne jemi të detyruar të mos bëjmë asnjë veprim hetimor për ato që kishim parashikuar”, - tha më 21 nëntor Ina Rama. Ndërkohë vetëm 3 ditë më vonë, më 24 nëntor, Prokuroria e Përgjithshme ndërmerr veprime hetimore në lidhje me çështjen dhe sipas avokatit, ka kryer shkelje të rënda të ligjit. Vetë organi i akuzës është justifikuar për këtë veprim, duke deklaruar se gjykata kishte marrë vendim për ndalimin e hetimit ndaj dy personave, Andi Toma e Armand Teliti, të cilët janë në akuzë për shpërdorim detyre. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, i pyetur nga “standard” në lidhje me vijimin e hetimeve për çështjen “Durrës-Kukës” apo të ashtuquajturin “procedim penal nr. 1 të vitit 2007”, tha se “gjykata kishte mbyllur hetimet vetëm për dy ankuesit dhe se hetimet mund të vazhdonin për personat e tjerë”. Duke nënkuptuar se përjashton Tomën dhe Telitin ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje mund të vazhdonte hetimi. Por sipas avokatit, gjykata nuk është shprehur për një bllokim të hetimit për dy persona, por për bllokim të hetimit mbi çështjen. “Sipas Kodit të procedurës penale dhe bazuar në nenin 325 pika 3 të Kodit të procedurës penale ... hetimet nuk mund të vazhdojnë...”, - thuhet në letrën e avokatit duke shpjeguar se pas datës 06-11-2008 nuk mund të kryhet asnjë veprim hetimor për llogari të kësaj çështjeje, “përndryshe çdo veprim është absolutisht i pavlefshëm dhe i papërdorshëm”, thotë avokati.
Zef Nikaj: Prokuroria, mashë politike
“Ne thelb keto veprime ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje process te rregullt ligjor.
Shperfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te Gjykates demonstron qarte prapavijen e paster dhe prapaskenat politike te trajtimit te kesaj ceshtje dhe perdorimin si nje mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme”.
Sot me date 24 nentor 2008 une Avokat Zef Nikaj u njoha nepermjet klientit tim Z. Lulzim Basha me nje shkrese te dates 24 nentor 2008 te nenshkruar nga Prokurori I Pergjithshem I Republikes Znj. Ina Rama bashkelidhur se ciles gjendej fletethirrje po e adtes 24 nentor 2008 nenshkruar nga prokurori Arben Kraja.
Sipas fletethirrjes njoftohet klienti im Z. Lulzim Basha te paraqitet ne daten 27 nentor 2008 ne Prokurorine e Pergjithshme. Kjo paraqitje sipas fletethirrjes duhet te behet per tu njohur me Aktin e Njoftimit te Akuzes dhe per tu marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit.
Keto dy shkresa si avokat mbrojtes I vleresoj si shkelje flagrante te ligjit per keto arsye:
1. Me Vendim te dates 18 nentor 2008 Gjykata e Shkalles se Pare- Tirane ka vendosur te pranoje kerkesen per anullim te vendimit per zgjatjen e afatit te hetimeve per procedimin penal nr. 1 te vitit 2007. Sipas keteij vendimi, I marre ne baze te nenit 325 te Kodit te procedures penale, dhe bazuar ne nenin 325 pika 3 te Kodit te procedures penale .. “hetimet nuk mund te vazhdojne…”. Pra pas dates 06-11-2008 nuk mund te kryhet asnje veprim hetimor per llogari te kesaj ceshtjeje, perndryshe cdo veprim eshte absolutisht I pavlefshem dhe I paperdoreshem.
2. Eshte shkelur neni 34 I Kodit te procedures penale ne piken 1 te tij sipas te cilit ne rastet kur behet nje njoftim I tille se bashku me aktin e leterthirrjes, duhet te te behet e ditur edhe akti I akuzes konkrete, ne te cilin duhet te tregohen ..“ te dhena te mjaftueshme per marrjen si te pandehur.”. Pra duhet te tregohen prova dhe fakte ne ngarkim te personit te cilit duhet t’I atribuohet akuza dhe te tregohet dispozita penale konkrete, me qellim per te vendosur te pandehurin ne kushtet e mbrojtjes ligjore. Kjo leterthirrje nuk eshte shoqeruar me asnje dokument te tille cka perben nje shkelje te rende ligjore.
3. Ne permbajtjen e leterthirrjes klientit tim I kerkohet qe :
a. Te paraqitet ne prokurori ne date 27-11-2008 ora 14, si dhe
b. Kerkohet te pyetet ne cilesine e te pandehurit
Te dyja keto kerkesa te Prokurorise se Pergjitheshme si organ qe hetoi ceshtjen konkrete jane shkelje ligjore, sepse, klienti im ne cilesine e personit nen hetim nuk mund te detyrohet te paraqitet ne prokurori, per te kryer ndonje veprim procedurial, pervecse kur ai e sheh te arsyeshme, qe me deshire te kryeje dicka te tille.
Po keshtu edhe kerkesa e prokurorise per te realizuar pyetjen e klientit tim ne cilesine e te pandehurit eshte teresisht ne shkelje flagrante ligjore sepse ky eshte nje veprim I paster dhe klasik hetimor I cili I ndalohet prokurorise sipas Vendimit te dates 18 nentor 2008 te Gjykates se Shkalles se Pare – Tirane.
4. Leterthirrja qe I eshte komunikuar klientit tim mbart edhe nje shkelje ligjore tjeter te rende, pasi sipas neneit 34 te Kodit te procedures penale, nje njoftim I nje akuze eventuale duhet domosdoshmerisht t’I komunikohej edhe mbrojtesit te tij, me qellim garantimin e se drejtes se mbrojtjes. Ne kete rast une si avokat mbrojtes nuk kam marre asnje njoftim zyrtar.
Te gjitha keto akte dhe veprime proceduriale jane absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128 dhe te paperdoreshme ne baze te nenit 151 pika 4 te kodit te procedures penale.
Ne thelb keto veprime ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje process te rregullt ligjor.
Shperfillja flagrante e detyrimeve ligjore dhe e vendimit te Gjykates demonstron qarte prapavijen e paster dhe prapaskenat politike te trajtimit te kesaj ceshtje dhe perdorimin si nje mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme.
Per te gjitha keto veprime arbitrare ne kundershtim te hapur dhe flagrant me ligjin dhe Kushtetuten do te ndjekim rrugen ligjore nga ana jone.