Katër shqiptarë, në pranga për shfrytëzim prostitucioni në Itali
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Ata kishin formuar një rrjet prostitucioni, i cili arrinte të nxirrte vetëm në një ditë mbi 1 mijë euro të ardhura. Shqiptarët kontrollonin gati një mijë kilometra katrorë në gjithë zonën e Misciano-s, në provincën e Salernos. Pas disa kohësh hetime, u arrit që të viheshin në gjurmë të këtij grupi dhe më pas të organizohej operacioni për arrestimin e tyre. Aksioni u nda në dy pjesë, ku u vunë në pranga katër personat e grupit, ndërsa nga ana tjetër, agjentët e tjerë të policisë arritën që të shpëtonin femrat e shfrytëzuara. Sipas policisë, vajzat e shfrytëzuara nga ky grup ishin me origjinë rumune dhe polake dhe me moshë 23-25 vjeçe.
Në prangat e policisë ranë 29-vjeçari Besnik Koci, 26-vjeçari Arbër Koçi, 24-vjeçari Romeo Koçi dhe 34-vjeçari Armand Dido.
Shqiptarët kishin arritur me anë të dhunës, që t’u merrnin taksa edhe grupeve të tjera, për të lejuar femrat të “punonin” në zonën e tyre. Katër shqiptarët që ranë në pranga hetoheshin prej kohësh nga policia italiane.
Atyre u kishin përgjuar telefonatat dhe u kishin survejuar veprimtaritë e tyre. Secili prej shqiptarëve të arrestuar kishte një rol të caktuar në grup. Njëri prej tyre rekrutonte femrat nga Rumania dhe Polonia, një tjetër merrej me transferimin e tyre në Itali, duke i vendosur ato edhe në apartamentet përreth zonës. Gjithashtu, njëri prej tyre merrej me transportimin e vajzave në “punë” me makina luksoze. Sipas hetuesve, në këtë mënyrë ishte arritur që të ndërtohej një biznes shumë fitimprurës, i cili arrinte të nxirrte mijëra euro në muaj. Ndërsa shqiptarët po tentonin që të largoheshin, karabinierët nisën menjëherë nga aksioni për arrestimin e tyre. Ata u futën në kompleksin sportiv, në të cilin ndodheshin disa qindra njerëz, më së shumti nga Lindja dhe më pas identifikuan shqiptarët e i arrestuan ata. Gjatë momentit të arrestimit u sekuestruan dy makina “Audi”, një pistoletë e vogël model “92Sb”, e modifikuar, 10 mijë euro dhe shumë karta telefoni e celularë të regjistruara nga persona inekzistentë, ose në emrin e emigrantëve të tjerë. Katër shqiptarët e arrestuar janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës italiane.