E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal seksual në Ministrinë e Kulturës, shkarkohet Pango

Skandal në Ministrinë e Kulturës. Ministri Ylli Pango filmohet në banesën e tij duke negociuar një vend të lirë pune, kundrejt shpërblimit në shtrat. Ka qenë një investigim i emisionit Fix Fare, në Top Channel i cili pas denoncimit për një rast të ngjashëm me atë të transmetuar, vërtetoi se ministri, në këmbim të një vendi pune në agjencinë e turizmit, i ka kërkuar të zhvishet. Megjithëse vajza ka kërkuar takim në ministri për vendin e punës, por ministri e ftoi në vilën e tij. Disa herë gazetarja e emisionit Fix Fare është është kontaktuar në telefon nga ministiri për tu siguruar që do të pranonte ofertën e tij. Biseda e regjistruar nuk ka nevojë për koment. Mësohet se është dhënë urdhëri për shkarkimin e tij nga Kryeministri Berisha por pritet që vetë ai të dalë në një konferencë për shtyp. Kryeministri e ka cilësuar sjelljen e ministrit të kulturës Pango si të patolerueshme në një telefonatë me ministrin e kulturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›