E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: Muaji mars afati i fundit për miratimin e buxhetit

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Sokol Dervishaj është shprehur në studion e "Ora News" se muaji mars është afati i fundit për të miratuar buxhetin e Tiranës. Prandaj sipas tij duhet të reflektohet që ti jepet një zgjidhje për të miratuar buxhetin sepse kjo është e drejtë e qytetarëve.Gjithashtu Dervishaj u shpreh se prefekti i Tiranës është totalisht në përmbushje me të drejtat. Sipas Dervishaj procesi për miratimin e buxhetit ka hyrë në një ngërç por do të zbatohet ligji dhe do të zbatohen procedurat për ta miratuar buxhetin. Dervishaj gjithashtu shtoi se në datë 13 mars do të thërras këshillin bashkiak ku thelbi kryesor do të jetë buxheti dhe ridiskutimi i tij dhe gjithashtu janë zhvilluar negociata dhe diskutime lidhur me këtë problem. Përsa i përket skenarin për buxhetin Dervishaj shtoi se përjashton që skenari të jetë pesimist sepse ta konsiderosh të tillë ka domethënie që të heqësh dorë gjë që nuk e ka bërë. Gjithashtu Dervishaj u shpreh se historia me buxhetin ka pasur penelata politike por më e rëndësishmja është se është zhvilluar një debat i gjerë dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për veprimet e bashkisë. Ndërsa pyetjes nëse vonesat e buxheti kanë sjellë dëme Dervishaj shtoi se nuk ka pasur dëmekolisale dhe nuk ka ndikuar në asnjë projekt të rëndësishëm të bashkisë. Ndërsa për thirrje publike të kryetarit të LSI-së Meta kundrejt Ramës për një debat televiziv Dervishaj u shpreh se një debat i tillë i shëben kulturës së ballafaqimit dhe qytetarët kështu mund të analizojnë lidershipat dhe të qartësojnë për kë do të votojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›