E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Shqipëria duhet të presë për të aplikuar për statusin kandidat

Kryetarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian Doris Pack është shprehur se qeveria shqiptare nuk duhet të nxitohet për të aplikuar për statusin kandidat për në Bashkimin Europian. Sipas Pack nuk është momenti për të kërkuar statusin kandidat sepse në BE do të ketë zgjedhje në Parlamentin Evropian, dhe do të ketë një Komision të ri. Pack gjithahstu shtoi se se një aplikim të cilit do t'i mungonte përgjigja e shpejtë e BE-së është më i dëmshëm për vendin sesa pritja për ta bërë këtë gjë në një moment më të përshtatshëm. Si nje mike e Shqipërisë unë mund t'ju them, ju lutem prisni. Dhe mos e përdorni këtë për ndonjë manovër politike pasi kjo gjë nuk ju ndihmon", tha Pack.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›