Kriza ekonomike,Bogdani: Rama po përhap panik

Partia Demokratike e ka akuzuar kreun socialist Edi Rama dhe partinë e tij, se shpërndan pesimizëm për qytetarët, për shkak të krizës ekonomike botërore. "Edi Rama, Mr. 15% apo Mr. Dosja, me zhurmuesit e tij, çdo dite brohoret me te madhe "rroftë e keqja, poshtë Shqipëria. Në një periudhe krizë të rënde botërore ekonomike, Mr. 15% jone shpërndan çdo ditë, me tellallët e tij, zi dhe pesimizëm për Shqipërinë. T'i biesh borive të krizës në Shqipëri dhe të brohorasësh "rroftë kriza" për vendin tënd, vetëm e vetëm se ai nuk është në krizë, është sa cinike aq edhe çnjerëzore" theksoi zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani. Ai tha se një sërë institucionesh ndërkombëtare, Global Insight, Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, FMN, Inteligence Unit e the Economist dhe Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike të Vjenës, deklarojnë se Shqipëria në vitin 2009 do te jetë në vendin e parë për rritje ekonomike në Evropë. "Por gjithë kjo zhurmë e z. Rama ka një shpjegim. Z. Rama ka frikë, ka frikë që Shqipëria po Ndryshon"-përfundoi Bogdani.