E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandalet e Ministrisë së Financave

Një zonjë i ka shkruar një letër kryeministrit shqiptar dhe pasi nuk ka marrë përgjigje, e ka bërë emalin  e dërguar forward në adresë të redaksisë së gazetës Tema. Po e botojmë atë të plotë, pa marrë përsipër saktësinë e akuzave të saj. Jemi të hapur për çdo reagim.

—– Forwarded message from jeta.selimaj@gmail.com —–
Date: Sun, 28 Aug 2011 10:03:47 +0200
From: jeta selimaj <jeta.selimaj@gmail.com>
Subject: bandat
To: profsberisha@albaniaonline.net

Korrupsioni nuk është vetëm krim ndaj shoqërisë, por edhe një indikator i cili tregon mosekzistencën e shtetit dhe mungesën e konkurrencës.

Z. Kryeministër,

Gjatë seancës së fundit parlamentare kërkuat votimin e ngritjes së Akademisë Kundër Korrupsionit, fenomen  i cili kohët e fundit e ka deformuar shoqërinë shqiptare në një përplasje të vazhdueshme skandalesh dhe interesash, skandale të cilat e kanë kthyer jetesën në norma të xhunglës dhe të bashkë-fajësisë. Ju njoftojmë se korrupsioni e ka folenë në zyrat më të larta të administratës tuaj, ku dallaveret dhe pazaret prej dhjetra milionë lekësh dhe eurosh futen nëpër xhepa xhelatësh, duke i fuqizuar më shumë për të ngritur më fort sopatën therëse, e cila godet në kurrizin e popullit më të varfër të Europës, qe jemi ne shqiptarët.

Sipas statistikave nga burime të besueshme të Eurostat, ne rajonin e Ballkanit banorët paguajnë 25% më shtrenjtë për punët publike, si pasojë e korrupsionit. E njëjta gjë vlen edhe për vendin tonë.

Banka Boterore, FMN dhe BE e kanë vënë qëllim primar luftën kundër korrupsionit, duke u vënë masa të rrepta vendeve anëtare përsa i përket kredive, programeve të zhvilllimit dhe ndihmave, dhe gjithashtu duke e vendosur luftën kundër korrupsionit si kriter vlerësimi të administimit të

ekonomisë.

* * * *

E vërteta lakuriq dhe lakuriqët e natës

Ministria e Financave, prej disa vjetësh është kthyer në bunkerin e korrupsionit. Të korruptuarit e paskrupullt janë ndarë nga realiteti dhe nga angazhimet që kanë për detyrën, pasi i vetmi qëllim që kanë në vetvete është të mbushin llogaritë e tyre personale, duke zhvatur lekë si tju teket

nëpërmjet falsifikimeve apo pengesave të ndryshme, duke blerë vila në të katër anët e vendit, vilë verore, vile dimërore, vilë pranverore, vilë vjeshtore, dhe ato për dashnore. Mirë që nuk ka më shumë stinë viti!

Mjafton të ulesh të flasësh me punonjës apo njerëz që e njohin atë institucion, dhe kupton çfare po ndodh në kënetën  e quajtur Ministria e Financave.

Titullari i kësaj ministrie e ka humbur busullën e anijes prej kohësh dhe drejtimin e kanë marrë shoqet dhe shokët, duke notuar në ujrat blu të korrupsionit. Ministria e Financave, si një nga institucionet më të rëndësishme, tashmë rëndësinë e ka vetëm për një grusht ryshfetaxhinjsh e xhelatësh, që i thithin gjakun çdo ditë shqiptarëve.

Alfred Rushaj, zëvendësministër prepotent, skuth e hipokrit, i paaftë për pozicionin që mban në atë ministri, nuk e ka aspak idenë se si funksionon edhe gjëja më e vogel, mendim ky i gjithë biznesmenëve vendas. Por, ama e ka shumë mirë idenë sesi të përfitojë, duke bërë dallaveret e Padrones së tij, Mimoza Vokshi. Ky person non-grata dhe falsifikator, e ka kthyer Ministrinë e Financave në një agjensi që jep vetëm koncesione, duke patur eksperiencë nga periudha e vjedhjeve gjigande kur ishte drejtor juridik i Harasanit. I prirur për intriga që nga fillimet e tij, Rushaj edhe kur pyetet në ambiente të ngushta çfare po ndodh me planet e të ardhurave, përgjigjet: të shohim planin e xhepit tonë, se për të shtetit ka kush mendon.

Pjestar i grupit që gjithë ditën intrigon për pozicionet e drejtuesve aktualë të  tatimeve e doganave, ndër të tjera dëmton dhe imazhin deri tek institucionet ndërkombetare.

Mimoza Vokshi, Drejtoreshë e Përgjithshme, e cila shkoi në Ministrinë e Financave me misionin e saj të qartë: të bëjmë lekë me çdo lloj forme dhe mënyre. Për këtë arsye mori me vete edhe jeniçerët e saj Rushaj-Tanku & Co.

Krijoi fenomenin e konkursit për doganierë, duke e kthyer Ministrinë e Financave në agjensi tenderimi: fiton kush paguan më shumë. Kjo femër e dështuar në aspektin human-familjar, ka arritur në atë pikë sa të sjellë në Shqipëri edhe shërbëtorë filipinas, si dado për fëmijët dhe shtëpinë, shërbëtorë të cilët i paguan me rrogën e saj modeste. Tentakulat e familjarëve të saj shtrihen si në dogana dhe në tatime. Motoja e  saj dhe grupit të saj është: të kapim çfare të kapim, se dhe dy vite kemi.

Anila Boshnjaku, ose Tanku i kuq, një komuniste-ekstremiste si ajo, Drejtoreshë e Përgjithshme, jeniçere-kamikaze e Mimoza Vokshit, shoqe shumë e ngushtë e ministrit të Financave, më kujtohet si sot kur në vitin 1998 vinte për herë të parë në punë si specialiste në Ministrine e Financave, veshur me pantallona të kuqe sepse ishte brekë e bythë me socialistët. Por, e kthen bythën nga fryn era, më falni leku. Nuk është turp të jesh me një forcë politike. Turp është të jesh jovertebrore dhe me dyfytyrësine si ajo. Ju kujtoj se tradhtine e duan të gjithë, por tradhtorin askush!  Ku i gjete lekët që more shtëpitë e reja në 6 muajt e fundit? Nga pazaret me

fondet e huaja, apo si shoqe e ministrit të Financave, që ju ka dhënë viston për të marrë lekë në mënyrën më banale nga kurset kontabël, duke i kthyer në ankande lincencat e ekspertëve kontabël? Shprehja e saj sa të jetë ky ministër nuk kanë çfarë të na bëjnë është qesharake kur e dëgjon, por shprehja tjetër ishalla na ikën ky (Ministri) tek Banka e Shqipërisë, se aty ka shumë lek çuditi dhe ish shefen e saj Ermelinda Meksi.

Nezir Haldeda, zevendesministër kukull, marionetë e bandës Vokshi-Rushaj-Tanku, ha si miu dhe shtohet si lepuri duke mbushur pozicionet me njerëz të rasatit të vet, në këmbim të shpërblimeve monetare. Inekzistenca e tij lejon alleshverishat e Vokshit, madje shprehja e tij e dimë që ata po vjedhin shumë, po ska çfarë i bën shteti e jo me unë TURP. Kënaqësia tij e vetme janë qejfet me femrat nëpër hotele në vizitat jashtë Shqipërisë, ndoshta deficencë nga rinia e tij e djegur.

Helena Vako, shefe e kabinetit, Lenka Çuko e kohëve moderne, totalisht deficente, mendon se Ministria e Financave është kooperativë e Mokrës, dhe e ka katandisur në institucion të mjeruar. Edhe mbas kaq vitesh në qytet nuk mësove që nuk mësove, gdhe ngele. Megjithatë, dallaveret e shtirjet i bën mirë. Andej nga Ministria e Shëndetësisë futi vëllain audit në këmbim të rrugës së hapur të fondeve për Ministrinë e Shëndetësisë.

Eduart Ypi, Drejtor i Pergjithshem i thesarit, njeri arrogant, pa norma dhe dështak, totalisht jo bashkëpunues dhe i papërgjegjshëm për detyrat, por shumë i përgjegjshëm për të zhvatur lekë si të mundet. Si mund të ketë sukses dhe reforma në drejtorinë e thesarit nga një njeri i dështuar si ky. Ky person akoma ka ngelur tek lisharesja e pallatit.

Mimoza Dhembi, Drejtoreshë e Përgjithshme e buxhetit, tarantula e këtij institucioni, indet e saj janë të endura fort me personifikimin e pozicionit të saj, duke drejtuar në mënyrë mistike një drejtori e cila ka 15 vjet pa asnjë risi, drejtori e përbërë nga punonjës të zgjedhur sipas tarantulës, në mënyrë që kjo të ketë karrigen të sigurtë edhe për 20 vjet, sa të dalë në pension. Madje, të zgjedhurit e saj krekosen se dinë të përdorin edhe kompjuterin.

Xhentil Demiraj, drejtori i vogël i borxhit të madh, i ranë këmbët të shkretit lart e poshtë nëpër botë për të furnizuar me lekë korrupsionin dhe vjedhjet e zonjav

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›