Wikileaks: Amerikanët dyshonin në lidhjet e Genc Rulit me Lukoilin rus
Wikileaks zbulon dyshimet e zotit Kristina, ish numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë për lidhjet e Genc Rulit me Lukoil-in përmes një kompanie hungareze dhe asaj kroate INA. Dyshimet u shtuan në prag të privatizimit të ARMO
Hyrje
Një sërë kabllograme të ambasadës amerikane në Tiranë i kushtohen frikës së amerikanëve për futjen e biznesit rus në Tiranë. Në qendër të dyshimeve janë lidhjet e ish Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli me kompaninë ruse Lukoil dhe filalet e saj në rajon. Dyshimet janë shtuar pasi sipas amerikanëve industria e naftës po rigjalërohej dhe interesi rus për rajonin po rritej. Më poshtë janë disa kabllograme që dëshmojnë vemendjen amerikane ndaj depërtimit rus në Tiranë përmes qeverisë shqiptare. Ka spekulime që MOL gëzon mbështetjen e ministrit të Energjisë Genc Ruli, fjalë që kanë fituar besueshmëri kur Ruli, i cili prej kohësh është ndjekur nga zëra të paverifikuara për korrupsion, i bëri një falenderim të veçantë publik MOL-it disa javë pwrpara privatizimit të ARMO-s, thuhet nw dokumentin sekret tw ambasadws.
Në dokumentin me numër 000345 të nënshkruar nga zëvendësambasadorja Kristina dhe nën emërtimin SENSITIVE (I ndjeshëm) ngrihet shqetësimin për strategjinë e qeverisë shqiptare në dhënien me qira të industrisë së nxjerrjes së naftës. Dokumenti mban titullin rigjallërimi i industrisë së naftës mund të tërheqin interesat ruse .
Më poshtë pjesë nga ky kobllogram:
Shqipëria, e cila zotëron një nga fushat më të mëdha të naftës në Evropë dhe që ka premtuar gjetjen e burimeve të reja të gazit dhe naftës, aktualisht po e zgjeron prodhimin e naftës nëpërmjet investimeve perëndimore. Rritja e interesave të investitorëve të huaj në sektorin e naftës ka rritur në mënyrë agresive prodhimin. Kjo ka sjellë dhe spekullime sipas të cilave interesat ruse mund të jenë të tërhequra nga privatizimi i pritshëm i kompanisë shtetërore të rafinimit tw naftws.
Albpetrol, nëpërmjet marrëveshjeve ekzistuese të naftës me kompani të ndryshme ka dhënë me qira të paktën 90 për qind të të industrisë së nxjerrjes së naftës në vend. Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të privatizuar të gjithë sektorin e naftës, si një nga hapat më të kritikuar për zhvillimin e kësaj industrie. Ngritja e çmimeve të naftës në tregun botëror po rrit interesat e huaja në burimet hidrokarbureve shqiptare edhe pwr shkak tw lehtësirave tw adobtimit të teknologjive të avancuara të prodhimit në nxjerrjen e naftës bruto me cilësi të ulët dhe në volume më të mëdha se sa ishte e mundur disa dekada më përpara. Pas një dështimi në privatizimin e 2004-ës për shkak të mungesës së interesit të investitorëve, qeveria hodhi sërish në tender ndërkombëtar shitjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së rafinimit të naftës ARMO, dhe asetet e saj primare dy makineri të vjetëruara të përpunimit të naftës dhe rrjetin shpërndarës në të gjithë vendin. Qeveria është optimiste për një privatizim të suksekseshëm të ARMO-s këtë herë. Pesëmbëdhjetë blerës kanë shprehur interes për të blerë ARMO-n.
Proxy hungarez për Lukoil-n ruse ?
Në mes të 15 kompanive që kanë shprehur interes për privatizimin e ARMO-s është dhe kompania Hungareze e gazit dhe e naftës MOL. Interesat e MOL kanë ngritur dyshime për lidhjet e saj të afërta me kompaninë ruse të naftës e gazit Lukoil. (shënim: duke cituar mediat hungareze një e përditshme shqiptare ka raportuar që MOL ka ngritur një sipërmarrjesë bashku me Lukoil , 50-50 për qind, disa vjet më parë, (e cila e ka shitur pjesën e saj tek Rosneft) në rajonin rus Zapadno-Malobalik.) Ka spekulime që MOL gëzon mbështetjen e ministrit të Energjisë Genc Ruli, fjalë që kanë fituar besueshmëri kur Ruli, i cili prej kohësh është ndjekur nga zëra të paverifikuara për korrupsion, i bëri një falenderim të veçantë publik MOL-it disa javë pwrpara privatizimit të ARMO-s. Sipas spekulimeve, një kompani e njohur shqiptare importuese e naftës, e cila është në partnership me një kompani përpunimi amerikane, do të marrë pjesë në ofertat e ARMO-s. Tregtari shqiptar i naftës sugjeron se Ruli e ka nënshkruar tashmë një marrëveshje me MOL, një marrëveshje të cilën ai beson se e ka bekuar vetë kryeministri Berisha, edhe pse jo nëpërmjet firmës së tij. Ai thekson se MOL është aktualisht në Ballkan, pasi ia ka shitur Lukoil-it pjesën e e saj të aksioneve tek kompania kroate e përpunimit INA. Së fundmi, mund të gjenden shenja të forta të interesave ruse në privatizimin e ARMO-s, edhe nëse qeveria ka bindje për një tender të ndershëm dhe transparent në shitjen e një prej kompanive të fundit shtetërore të mbetura.
E ardhmja e industrisë shqiptare të naftës
Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme nafte, të cilat ishin caktuar për tu nxjerrë për 90 vitet e fundit. Burimi i parë i naftës u shpua më 1918 afër Vlorës. Në 1920-ën parashikimi që Shqipëria ishte një nga destinacionet më të mira për eksplorimin e naftës pas Lindjes së Mesme drejtoi disa kompani të njohura të kohës që të eskploronin për naftë në Shqipëri, përshirë Standard Oil, Rusthon dhe kompaninë e naftës Anglo-Persianiane. Industria e naftës mori investime të rëndësishme gjatë regjimit komunist dhe megjithëse teknologjia e punës nuk ishte më e mira e kohës, prodhimi ishte më shumë se dy milionë ton në vit në 1979-ën, duke e kthyer Shqipërinë në rrjetin e eksportimit të naftës. Në fundit të 1980-ës megjithëse prodhimi ra në 1.3 milionë tonë në vit interesat e huaja për të nxjerrë naftë në Shqipëri u shtuan. Në 1990, ishte vendi i parë ish-komunist në Evropë që hapi dyert për kompanitë perëndimore. Në total 105 kompani aplikuan koncensione përfshirë dhe Chevron, Oçidental, AGIP, OMË dhe Shell Petroleum. Gjithsesi kërkimet ishin dëshpëruese pavarësisht investimeve që vajtën 300 milionë dollarë. Trazirat politike në Shqipëri dhe Kosovë në vitet 90 bënë që të binte çmimi i naftës, si dhe cilësia jo fort e dëshirueshme e naftës bruto, të gjitha kontribuan në rënien e investimeve të mëtejshme. Në 2000-in prodhimi ra në gjysëm milionë ton për vit duke mbuluar vetëm 25 për qind të kërkesave të brendshme.
Një bom i naftës shqiptare?
Në total gjashtë kontrata nafte janë firmosur vetëm 4 vitet e fundit për rehabilitimin e fushave ekzistuese, zhvillimin dhe eksplorimet e reja. Ndryshe nga shkuara shumica e këtyre kompanive janë të vogla apo mesatare. Megjithatë ato ndonjëherë janë më të gatshme të marrin përsipër riskun .
Më tej ambasada jep një raport të punës së Bankers Petrolium e cila po operon aktualisht në jug të vendit dhe bën parashikime për rritje të burimeve të naftës në vendin tonë. Shqipëria ka vlerësuar rezervat e naftës në 429 milionë tonë. Në 2007 dy marrëveshje të reja nafte u nënshkruan me kompaninë kanadeze Sherwood International dhe kompaninë greke Stream Oil dhe Gas, Ltd. për zhvillimin e pesë fushave të reja të naftës në jugun e Shqipërisë.