Barcelona ka më shumë se talent

25 vjeçari, i cili e la Arsenalin në verën e vitit 2011 për t’u rikthyer në klubin ku u rrit, thotë se gatishmëria e ekipit për të fituar ishte njëra nga arsyet kryesore e cila ndikoi që ai ta lë Premierligën pas tetë vjetësh.
“Është një ekip mjaft konkurrues. Është më shumë se një ekip talentesh, është dëshira për fitore dhe euforia ato që janë të pranishme në çdo ndeshje”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll për ueb faqen zyrtare të klubit. “Kur luaja në Arsenal, e shihja këtë dhe dëshiroja ta shijoja. Është magjike të jesh i aftë për të qenë në fushë me këta lojtarë fantastikë”, shtoi Fabregas.
Ai thotë se armë kryesore e Barçës është që ta fillojë furishëm lojën. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai mendon se gjërat mund të komplikohen. Pas fitores 3:0 ndaj Alavesit të martën mbrëma në Copa del Rey, Barcelona do të rikthehet në aksion të shtunën në La Liga, kur do të përballet me Celta Vigon.