E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, Berisha, pergjegjes

"Jemi sot ketu per te riperseritur shqetesimin tone perkundrejt vjedhjes dhe krimit me autoresi shteterore, te sabotimit me dashje te punes dhe djerses se qindra mijera fshatareve te ndershem, te cilet sot ndihen te zhgenjyer nga ky miser pa kokrra". Ky ka qene reagimi i deputeteve socialiste per skandalin e misrit. Balla ka akuzuar Ministrine e Bujqesise se nuk ka informuar, duke bere qe kjo katastrofe per ekonomite fshatare te arrije ne disa qindra hektare ne Elbasan, Burrel, Librazhd, Gramsh, Peqin etj. "Qeveria e Sali Berishes perpiqet te shfajesohet me justifikime qe s'jane gje tjeter vec nje tallje e madhe me kedo qe i degjon", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›