E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: Spoti, Berisha abuzoi me ligjin

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha se abuzoi me ligjin duke perdorur taksat e shqiptareve per propagande elektorale, si spoti i tij i fundit televiziv. Kryetari i Asamblese Kombetare te kesaj partie, Gramoz Ruci tha dje se kreu i qeverise ka abuzuar dhe me vendimin e qeverise se tij, qe i ndalon institucionet shteterore te shpenzojne per spote televizive per te reklamuar punen e tyre. "Partia Socialiste i ben apel kryeministrit te Shqiperise te mos shperdoroje detyren dhe leket e shqiptareve per te bere propagande te paligjshme elektorale, te mos ushtroje dhune mbi mediat qe transmetojne lirisht dhe ligjerisht opinionet e qytetareve ne larmine e paraqitjes se tyre, perfshire edhe spotet televizive" u shpreh Ruci. Sipas tij, nese kryeministri nuk e degjon kete apel, atehere selia roze do ta konsideroje kete abuzim, si shkelje te lirise e te ndershmerise se procesit elektoral, te cilin Kryeministri s'mund ta filloje as me leket e qytetareve dhe as duke shkelur te drejtat e tyre dhe ligjet e Republikes se Shqiperise. Nga ana tjeter, Ruci shprehu keqardhjen dhe per sjelljen brutale me mediat te Kryeministrit. Sipas tij, Berisha nga njera ane blen me leket e qytetareve shqiptare hapesire reklamash televizive per veten e tij dhe nga ana tjeter dhunon me gjoba te paligjshme ekranet qe nuk shkelin te drejten shoqerise civile per ta denoncuar kete abuzim te shumefishte te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›