Skandali, Drejtoria Arsimore në Vlorë mbyll shkollat për spektaklin e TV Klan
Drejtoria Arsimore e Vlorës ka vendosur që gjatë ditës së nesërme, të gjitha shkollat publike të mbyllen dhe të mos zhvillohet mësimi. Shkak për këtë është bërë organizimi i një spektakli nga TV Klan.
Sipas disa arsimtarëve të Vlorës, nxënësit do të përdoren si dekor në Pallatin e Sportit për spektaklin që organizon TV Klan, X-factor, me regjizore Vera Grabockën.
Burime të gazetës pohojnë se shkollat janë mbyllur edhe në disa rrethe të tjera ditët e kaluara, me qëllim që nxënësit të përdoreshin si dekor për spektaklin e TV Klan.
Ky është një abuzim i madh, pasi institucionet arsimore në Vlorë vihen në dispozicion të një televizioni privat pranë qeverisë.