E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Kuvendi ka fshehur plumba te 21 janarit

Ne 22 janar punonjeset e Kuvendit kane gjetur plumbat dhe dritaren e thyer ne zyren e katert ne katin e pare.


Dritarja eshte nderruar me urgjence plumbat prova hetimore u zhduken dhe nuk u dorezuan asnjehere ne prokurori


TIRAN - Kuvendi i Republikes se Shqiperise eshte implikuar ne fshehje provash ne hetimet per vrasjen e kater protestuesve nga Garda e Republikes me 21 janar duke fshehur plumbat qe jane gjendur ne zyrat e tij.


Plumbat jane zbuluar mengjesin e 22 janarit ne zyren e katert te katit te pare por asnjehere nuk kane mberritur ne prokurori. Madje edhe dritarja e thyer eshte nderruar me emergjence mengjesin e 22 janarit per te mos lene asnje gjurme.


Plumbat e gardisteve te pozicionuar brenda oborrit te kryeministrise me 21 janar kane lene gjurmet e tyre ne disa godina perballe Kryeministrise.

Punonjeset e Kuvendit jane frikesuar mengjesin e 22 janarit teksa kane pare te gjitha xhamat e dritares te thyera dhe plumba te ngulur ne mure. Menjehere eshte njoftuar kryetarja. Pas ketij njoftimi ne nje kohe rekord dritarja u riparua menjehere ndersa plumbat u zhduken.


Qe nga ajo dite nuk dihet asgje per fatin e ketyre plumbave qe duhet te ishin mes provave hetimore te 21 janarit. Madje dhe vete ngjarja eshte mbajtur e fshehur dhe nuk eshte bere asnjehere publike nga Kuvendi. Ata qe e kane deshmuar historine per Shekullin jane punonjes te Kuvendit te cilet nuk mund te identifikohen.


Gjithcka ka ndodhur ne zyren e korrektoreve te seancave plenare. Kjo eshte zyra qe korrespondon me dritaren numer pese ne pjesen e jashtme te godines se Kuvendit. Kjo dritare ndodhet perballe kryeministrise ne nje kend rreth 30 grade nga dera. Mengjesin e se shtunes 22 janar punonjeset kane hyre ne zyre dhe kane pare xhamat e thyera suvane e murit te rrezuar dhe disa vrima ne mur. Ato kane njoftuar zyren e kryetares e cila ka marre masa qe gjithcka te rregullohet pa lene asnje gjurme.


Punonjeseve te Kuvendit u eshte thene qe te mos qendrojne ne zyre deri sa te riparohen te gjitha demet. Vetem pak minuta me pas aty kane mberritur riparuesit dhe disa efektive te Gardes qe merren me sigurine. Riparuesit kane nderruar dritaren e thyer dhe grilat e prishura ndersa punonjesit e Gardes jane marre me predhat e plumbave - deshmuan per Shekullin burimet e Kuvendit.


E vetmja shenje e dukshme qe kishte mbetur paraditen e 22 janarit ishte dritarja dhe grila e re. Per te mos rene shume ne sy Kuvendi ka urdheruar mbylljen e te gjitha grilave ne dritaret e katit te pare dhe te dyte. Diten e diel jane bere edhe riparime te tjera ne kete zyre dhe te henen ne mengjes ajo ishte gati per punonjeset. Ende edhe sot Kuvendi nuk ka publikuar asnje nga demet qe ka pesuar godina gjate 21 janarit.


Secili prej ketyre plumbave mund te kishte vrare te tjere qytetare

Prania e plumbave ne dritaren e katit te pare te zyrave te Kryesise se Kuvendit tregon qe punonjesit e gardes dhe te policise qe ndodheshin ne oborrin e kryeministrise me 21 janar nuk kane qelluar vetem ne ajer sic tha ne komisionin hetimor te PD-se komandanti i Gardes Ndrea Prendi. Plumbat e gardisteve i kane marre jeten kater personave dhe kane plagosur me shume se 10 te tjere.


Por ato jane gjetur edhe ne pemet e bulevardit Deshmoret e Kombit ne lartesi njeriu. Madje plumbat kane perfunduar deri tek zyrat e UNHCR-se. Te gjithe keta plumba jane sekuestruar nga prokuroria ne cilesine e proves materiale. Secili prej ketyre plumbave mund te kishte vrare te tjere njerez.


Prokuroria Nuk jemi njoftuar per plumbat ne Kuvend


I kontaktuar nga Shekulli grupi hetimor i prokurorise pohoi dje se nuk ka marre asnje njoftim nga Kuvendi per plumba te gjetur brenda zyrave te tij. Edhe pse prokuroria ka administruar nje numer te konsiderueshem plumbash ne te gjithe zonen perreth nuk ka asnje prove nga Kuvendi. Edhe pse kane kaluar shume dite ne asnje rast Kuvendi nuk ka njoftuar per plumba ose prova te tjera qe mund te jene gjendur brenda territorit te tij- thane burimet e prokurorise.


Kuvendi Me kete pune merret Garda

Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Marlind Myftiu ka pohuar dje se nuk kishte dijeni per plumbat ne zyre dhe demtimin e dritares se katit pare. Sipas tij me sigurine e Kuvendit merret Garda e Republikes.


Zoti Myftiu nje nga dritaret e Kuvendit dritarja e peste ne katin e pare ka ndryshuar sepse eshte goditur me plumba me 21 janar. A eshte vene ne dijeni policia dhe prokuroria per kete fakt
As une vete nuk e di qe ka ndodhur. Domethene qe e kane goditur por nese eshte keshtu sic thoni ju eshte Garda qe merret me kete pune jo ne


Domethene ju si Kuvend nuk i kontrolloni dritaret...
Nuk eshte ceshtja nese i kontrollojme ose jo ne si Kuvend. Une nuk e di qe te kete ndodhur nje gje e tille. E para duhet te kete ndodhur por me mbrojtjen e institucionit merret Garda e Republikes.


Neni 301
Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes

Kryerja e veprimeve per te ndryshuar vendin e kryerjes se vepres penale duke prishur ndryshuar apo fshire gjurmet e saj ose duke levizur fshehur asgjesuar vjedhur falsifikuar nje send apo nje dokument me qellim per te veshtiresuar dhe penguar zbulimin e vepres penale dhe te autorit te saj denohet me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.


Bilanc lufte ne 21 janar 2326 gezhoja te mbledhura

Prokuroria e kryeqytetit po vazhdon hetimet ne lidhje me demonstraten e 21 janarit ku humben jeten 4 persona dhe u plagosen te pakten dhjete te tjere duke mbledhur provat materiale. Sipas burimeve te grupit hetimor konfirmohet fakti se numri i gezhojave te sekuestruara deri me tani eshte 2326. Por sipas prokuroreve ky nuk eshte numri i te gjitha gezhojave te qelluara te premten e 21 janarit.


Keqyrja e vendit te ngjarjes u be te pakten tre ore pasi ishin kryer kater vrasjet ne sheshin perpara kryeministrise. Ne baze te deshmive te mbledhura deri me tani prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kane ndodhur ne harkun e nje minute pak pasi ora kishte kaluar 16.00. Duket se Garda e Republikes mbetet nje pengese e pakapercyeshme deri tani per hetimet e prokurorise pasi ajo refuzon te bashkepunoje pavaresisht deklaratave publike per bashkepunim etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›