Grabiti nafte arratisje aventure e te riut durrsak

U arrestua ne Tirane pasi kishte thyer dy postblloqe policie dhe shkaterroi nje autoveture te saj
TIRAN- Arratisje aventure e nje te riu nga Durresi pas denoncimit te shitesve te dy pikave te karburantit ne Durres. Per ti shpetuar ndjekjes se sherbimeve te policise se Durresit i riu qe udhetonte me nje autoveture te markes Audi drejt Tiranes theu dy postblloqe te Policise se kryeqytetit duke shkaterruar mjetet e policise ndersa ne nje rast ai rrezikoi seriozisht jeten e dy punonjesve te Policise se Patrulles se komisariatit nr.3 si dhe te qarkullimit rrugor.
Aventura e te riut mori fund pas perplasjes se nje veture te Policise se komisariatit nr.3 ndersa atij iu vune prangat menjehere pas incidentit.
Ngjarja ndodhi te shtunen ne mengjes kur 23-vjecari nga Durresi udhetonte me autoveturen e tij nga Durresi ne drejtim te Tiranes. Ne hyrje te autostrades Durres-Tirane ai ka ndaluar tek nje pike e furnizimit me karburant dhe ka kerkuar nga punonjesi qe te furnizohej. Sipas burimeve te policise ne piken e pare te karburantit ai ka blere 20 litra karburant nafte me nje vlere te perafert prej 3300 lekesh te reja. Kur punonjesi i sherbimit mbaroi se furnizuari automjetin dhe po kerkonte parate drejtuesi i AUDI-t shtypi pedalin e gazit duke i shtuar shpejtesine vetures dhe u largua nga pika e furnizimit te karburantit. Menjehere pas ketij veprimi punonjesi njoftoi sherbimet e policise duke iu dhene atyre karakteristikat e mjetit dhe te dhena te tjera si targen marken etj.
Menjehere sherbimet e policise se Durresit u nisen ne drejtim te adreses se lajmeruar dhe nisen patrullimin ne autostrade. Vetem pak minuta pasi kishte furnizuar mjetin me karburant ne piken e pare aventurieri u shfaq ne nje pike tjeter karburanti. Edhe kete here ai kerkoi qe te furnizohej me karburant dhe kete here kerkoi 30 litra nafte.
Ashtu si heren e pare punonjesi i sherbimit edhe ne kete karburant nisi furnizimin me sasine e kerkuar duke hedhur ne serbrator nje sasi nafte me vlere rreth 5 mije leke te reja. Sapo punonjesi mbaroi se furnizuari dhe mbylli serbratorin shoferi i Audi-t i dha serish gaz duke u larguar. Edhe ne kete rast ai njoftoi policine. Tashme situata ishte bere serioze dhe sherbimet e policise identifikuan automjetin me targat e dhena dhe me karakteristikat e pershkruara nga punonjesit e karburantit.
Ndersa ndiqej nga sherbimet e policise se Durresit ai kaloi ne territorin e Tiranes ku gjithashtu ishte ngritur nje postbllok pergjate autostrades. Ne postbllokun e pare personi i dha gaz mjetit duke mos i ndaluar policeve qe i bene me shenje qe te ulte shpejtesine dhe te ndalej. Ne postbllokun e dyte vetura u vu kryq prane doganes ku iu be me shenje qe te ndalte. Edhe ne kete rast ai nuk ndali por mori veturen e policise Shevrolet AVEO perpara duke demtuar ate dhe mjetin e tij.
Pas perplasjes ai tentoi serish te largohej me veturen e tij por ajo nuk ecte. Keshtu ai tentoi te largohej ne kembe por ne kete moment u degjua zeri i nje punonjesi policie Ndal Policia Je i arrestuar. Ne vendin e ngjarjes policia kreu veprimet per akuzen e shkaterrimit te prones te kundershtimit te punonjesve te policise dy here si dhe te rrezikimit te jetes se policeve. Hetimet per te i kaluan Durresit ku u arrestua per krimin e vjedhjes nepermjet mashtrimit ndaj dy subjekteve tregtare.