Skandali: Teza qarkullon te nxënësit një ditë para provimit
20/06/2009 AVA qetëson nxënësit: Në provim do të jetë tjetër tezë nga ajo e publikuar
MASH nis menjëherë verifikimet për të dërguar para përgjegjësisë penale shkaktarët
Përsëritet skandali i nxjerrjes së tezës së provimit një ditë para zhvillimit të tyre, por kësaj radhe jo në arsimin e mesëm, por në arsimin e detyruar 9-vjeçar. Ndonëse provimi i dytë i lirimit për arsimin parauniversitar do të zhvillohej në orët e para të ditës së sotme, fatkeqësisht teza e formuluar për të gjithë nxënësit që do të merrnin pjesë në këtë provim ka qarkulluar lirshëm që gjatë ditës së djeshme, së bashku me përgjigjet e sakta për çdo pyetje. Ky fakt ka irrituar drejtuesit e dikastereve të arsimit, të cilët kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka pohuar dje se pas publikimit në medie të këtij skandali do të nisin menjëherë verifikimet për të vënë para përgjegjësisë penale shkaktarët. Ndërsa kreu i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, Alfons Harizaj, ka qetësuar nxënësit, duke deklaruar se të tërë do të hyjnë në provime të barabartë, pasi një tjetër tezë e ndryshme nga ajo që u publikua dje do të jetë në duart e tyre (tezë e cila është hartuar sërish gjatë ditës së djeshme). Ky është rasti i dytë pas atij të Juridikut pak vjet më parë, kur teza e provimit u nxor sërish një ditë para zhvillimit të testimit në rang vendi.
Sipas rregullores,teza e provimit duhej të qëndronte e mbyllur dhe e sekretuar deri mëngjesin e sotëm, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu për shkak të rrjedhjes së informacionit, çka ka bërë që për pak çaste shumë nxënës t’i gëzohen idesë se mund të hynin në provim me më shumë përparësi se pjesa tjetër e bashkëmoshatarëve të tyre. Teza e provimit do të përmbajë 20 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara ndërmjet atyre me alternativa dhe me zhvillim. Ky është provimi i fundit me të cilin do të përballen nxënësit e arsimit të detyruar. Nxjerrja për herë të parë e klasave të 9-a gjatë këtij viti është shoqëruar dhe me një sërë ndryshimesh të reja që po aplikohen në rregulloren e provimit. Rregullorja e re tashmë ka të përcaktuar se provimet e klasave të 9-a do të jenë të ngjashme me ato që zhvillohen në Maturën Shtetërore, por dhe kjo nuk ka rezultuar shumë e sigurt, duke iu referuar skandalit të publikimit të testit një ditë para. Pavarësisht këtij fakti, është pohuar se risia e kësaj rregulloreje është fakti që provimet nuk do të bëhen më nga mësuesit e shkollave të tyre, por ashtu si dhe për Maturën Shtetërore, kontrolli i dijeve të tyre do të bëhet nga mësues të jashtëm, nga shkollat e tjera të rrethit. Vlerësimi i tezave të provimit do të bëhet pranë ambienteve të drejtorive arsimore të rrethit, ku do të mblidhen të gjitha testet plotësuara. Për korrigjimin e tyre do të përzgjidhet grupi më i mirë i mësuesve të lëndës, por kjo përzgjedhje do të bëhet nga drejtoria arsimore. Pas mbylljes së kësaj procedure vlerësimi do të hapen dhe numrat e regjistrimit të vendosur në çdo tezë dhe secila drejtori në bazë të listave emërore identifikon rezultatet e nxënësve me emrat e tyre. Notat e marra u shpërndahen më pas shkollave. Njëkohësisht është përcaktuar se shpallja e rezultateve të arritura nga çdo nxënës në këtë provim do të bëhet 15 ditë pas zhvillimit të provimit. Ndërkohë skema e vlerësimit të pyetjeve do të jetë standarde për të gjitha variantet e tezave të hartuara. Çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë vlerësohet me pikë sipas skemës së vlerësimit. Viti i ardhshëm shkollor do të shoqërohet me një tjetër ndarje të nxënësve në arsimin e mesëm.
Skema e vlerësimit
Sipas rregullores së re të miratuar gjatë këtij viti, shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas zhvillimit të provimit. Nxënësi që gjatë zhvillimit të provimit merr ose jep kopje, përjashtohet nga provimi dhe humbet të drejtën e dhënies së provimit edhe në sezonin e vjeshtës. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, e cila është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë vlerësohet me pikë sipas skemës së vlerësimit.