Hidhet në treg, shërbimi i ri “Vodafon Home”
20/06/2009 Çmime më të lira
Kompania Vodafon Albania prezantoi shërbimin më të fundit të komunikimit në shtëpi, “Vodafon Home”. Ai mund të përdoren nga çdo familje në qytet dhe fshat, pa paguar tarifë instalimi. Çmimet që ofron shërbimi “Vodafon Home” janë vetëm 6 lekë për minutë drejt numrave fiks. “Për këtë shërbim klientët duhet që të vizitojnë çdo dyqan Vodafon, të zgjedhin një prej planeve tariforë me parapagesë ose me kontratë, si dhe një prej 2 aparateve opsionalë telefonikë, të cilët ofrojnë veçori të përparuar dhe kombinojnë kapacitetet e aparateve celularë dhe telefonave tradicionalë të shtëpisë,” - deklaroi Haris Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafon Albania. Shërbimi “Vodafon Home” ofron gjithashtu shërbimin e internetit, dërgimin e mesazheve, sekretarinë telefonike, identifikimin e thirrjeve hyrëse, bllokimin e thirrjeve, informacion mbi gjendjen e llogarisë, si dhe shërbim klienti 24 orë. “Përmes kësaj pakete lidhjeje të gatshme për përdorim, komunikim me kosto të ulët dhe shumë shërbime të tjera, “Vodafon Home” jep menjëherë zgjidhjen perfekte për komunikimin në shtëpi”,- shprehen drejtuesit e kompanisë.