E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i basteve Bufon rrezikon shume

Xhixhi Bufon, portieri i Italisë dhe Juventusit, rrezikon shumë më tepër se më parë, pasi Policia Financiare (Guardia di Finanza) i ka raportuar Prokurorisë së Kremonës lidhur me hulumtimet e saj lidhur me numrin 1 të të kaltërve.
Policia financiare italiane ka pikasur lëvizje të dyshimta parash të bëra nga Bufon dhe bëhet fjalë për 1.5 milionë euro që dyshohet se janë përdorur për baste sportive.
Këto lëvizje (gjithsej 14 të tilla) janë bërë në periudhën janar-shtator 2010, të ndara në sasi nga 50 deri në 200 mijë euro dhe të dërguara një njeriu të vetëm, të quajtur Masimo Alfieri dhe që punon si kamarier.
Avokati i Bufonit thotë se këto para kanë shërbyer për të mbrojtur pjesë të pronësisë personale të Bufonit dhe i janë lëvruar një njeriu tërësisht të besueshëm. Ende nuk mund të thuhet me siguri që këto para janë përdorur për baste sportive. Nëse do të vërtetohej kjo gjë, Bufon do të rrezikonte shumë pasi Federata Italiane ia ka ndaluar anëtarëve të saj që ta bëjnë një gjë të tillë.
Skandali i basteve në Itali ka sjellë tronditje të madhe deri tani, duke përfshirë në të emra të njohur si Mauri, Sinjori apo Doni, ndërsa në dyshime janë edhe Konte, por edhe Xhixhi Bufon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›