Pensionohet Nesta ?

Alessandro Nesta i thotë lamtumirë futbollit. Lajmi qarkullon në ambientet e afërta me futbollistin dhe tashmë është publikuar edhe në mediet e ndryshme evropiane.
Nesta në fund të sezonit braktisi Milanin, por paralajmëroi se do të vazhdojë karrierën në ndonjë shtet të huaj, larg Evropës.
Ishte përmendur si objektiv i New York Red Bulls, por thuhet se ka refuzuar ofertën e klubit nga Major League Soccer. Futbollisti nuk duket i bindur nga ofertat tjera dhe besohet se ka vendosur të pensionohet.