E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Guardiola do pushojë, arbitri gaboi në Udine

Igli Tare ka komentuar mbi të ardhmen e Pep Guardiolës, duke iu referuar njohjes së tij me spanjollin. Të dy kanë qenë shokë skuadre te Breshia gjatë sezonit 2001-2002. Kam miqësi me Pepin, por nuk kemi komunikuar gjatë kësaj kohe. Jam i bindur që ai nuk do të pranojë asnjë ofertë për të drejtuar një skuadër tjetër këtë periudhë, do të qëndrojë pushim një vit. Gjatë kësaj kohe, do të rigjejë energjitë e mjaftueshme për të marrë drejtimin e një tjetër klubi të madh, ka deklaruar shqiptari. Tare ka komentuar edhe episodin që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Udine. Është e qartë që ky është një gabim teknik i arbitrit. Kush e njeh rregulloren, e di që në atë moment takimi duhet mbyllur menjëherë. Konfuzioni i krijuar në fushë dhe jashtë saj më pas erdhi si pasojë e vendimit paraprak të arbitrit, që u shpreh se goli ishte anuluar për ta quajtur atë më pas të rregullt, kjo solli dhe nervozizmin mes drejtuesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›