Hetimi Marty, Ligjet miratojnë draftin, BE përshendëtet nismën
Tiranë- Komisioni i Ligjëve ka miratuar me konsensus sot pr/ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, teksa kanë bërë apel që hetimet të nisin sa më shpejt.
Përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë në këtë komision kanë dhënë ok për pr/ligjin i cili parashikon që misioni EULEX në Kosovë ka autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e bera nga ish- senatori zviceran Dick Marty për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës nga ana e UÇK-së, edhe në një shtëpi bazë në Fushë Krujë.
Ndërkohë po sot Bashkimi Evropian ka përshendetur vendimin e qeverisë shqiptare për të miratuar ligjin që i hap rrugën hetimit të EULEX-it në territorin shqiptar. Zëdhënësi i Task Forcës Speciale Investigative në BE, Juri Lass tha se Brukseli mirëpret ligjin pasi i hap rrugën një hetimi të plotë dhe pa pengesa.