E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeria, vendi më i keq për të qënë nënë

Nigeri- Shteti afrikano-perendimor, Nigeria është vendi më i keq në botë për të qënë nënë. Kështu ka treguar një raport i fundit i Save the Children sipas së cilit krahasohen kushtet për nënat në 165 vende të botës.

Studimi ka marrë parasysh një sërë faktorësh si shëndetësia, arsimi, statusi ekonomik dhe të ushqyerit. Nigeria është prekur rëndë nga kriza rajonale ushqimore, sipas indeksit të organizatës ajo zëvendësoi Afganistanin.

Pas dy vitesh në krye të listës Afganistani ka ndërruar pozicion duke u rënditur i dyti si pasojë e investime në fushën e shëndetësisë. Këtë vit situata në Nigeri pasqyron ndikimin e të ushqyerit. Kriza e ushqimit në rajonin Sahel po kërcenon jetën e gati 1 milionë të rinjve.

Sipas organizatës një kequshqyerje kronike e nënave që në vogëli bën që fëmijët e tyre të lindin nën peshë dhe vunerabël. Save the Children paralajmeron se nëse një ‘nënë është e varfër, e mbingarkuar, e arsimuar keq dhe me shëndet të dobët ajo mund të mos jetë në gjendje të ushqejë fëmijën në mënyrë adekuate, me efekte të medha në shëndetin e fëmijës’. Një shkak tjetër vinte jo vetëm nga kushtet ekonomike por edhe nga zakonet e nënave për t’i ushqyer plot 2 vjet fëmijet vetëm me gji, çka sillte kequshqyerje të tyre.

Drejtori i politikave Brendan Cox ka thënë: ‘Kemi nevojë urgjente për udhëheqjen globale të kequshqyerjes për të siguruar shëndetin dhe mbijetesen e fëmijëve’.

Save the Children beson se masat duke u përqendruar në 1.000 ditët e para të jetës së fëmijës, duke filluar që nga koha e shtatzanisë, mund të ndihmojnë të thyhet rrethi vicioz. Po ashtu organizata ka listuar vendet më të këqia për nënat: Nigeria, Afganistani, Jemeni, Guinea-Bissau dhe Mali. Ndërsa sipas raportit vendet më të mira për nënat janë: Norvegjia, Islanda, Suedia, Zelanda e Re dhe Danimarka.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›