E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekuton per gjakun e nenes

Shkoder- Rregulli biblik, sy per sy dhe dhembe per dhembe, duket se nuk eshte harruar. Nje 37 vjecar dyshohet se ka ekzekutuar gruan e kusheririt te tij, Marije Brozin, 56 vjece, ne sy te familjes. Krimi mendohet se ka per motiv hakmarrjen per vdekjen e mistershme te nenes se Anton Brozit, Dakes, disa muaj me pare, ngjarje qe u cilesua si vetevrasje. Krimi ndodhi mengjesin e djeshem ne fshatin Lac te Vau te Dejes, rrethi i Shkodres, kurse policia shpalli ne kerkim si te dyshuar 37 vjecarin qe u arratis nga vendngjarja dhe vetem prej pak ditesh ishte kthyer nga emigracioni ne Greqi.

Ngjarja

Ka qene ora 10:00 e dites se djeshme kur Marije Brozi eshte ekzekutuar ne menyren me makabre nga kusheriri i burrit, Anton Brozi, brenda ne shtepine e tij. Krimi eshte kryer me nje arme tip pistolete "TT" ne fshatin Lac te Vau te Dejes. Te dhenat e para te policise flasin per nje vrasje brenda fisit, pasi autori i dyshuar per krimin mban te njejtin mbiemer me viktimen. I dyshuari per ekzekutimin, eshte larguar menjehere nga vendngjarja, duke lene kufomen e 56 vjecares ne nje prej dhomave te shtepise se tij, ku gjendeshin femijet dhe bashkeshortja. Dergimi i trupit per ne spital ka qene i kote, pasi plumbat ne koke dhe trup i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme gruas. Nje grup ekspertesh mberriti ne Lac, duke kryer keqyrjen e kufomes dhe vendngjarjes. Ndersa u deklarua si shkak i krimit motivet e dobeta, nje vetegjyqesi e te dyshuarit per vdekjen e nenes se tij.

Hetimet

"Marjie Brozi, 56-vjece, ka mbetur e vdekur ne vend nga plumbat qe ka marre pasi e kane qelluar me arme zjarri", thane burime te policise se Shkodres qe shkuan ne vendngjarje. Forca te shumta te policise jane nisur per ne zonen e Lacit, duke kryer kontrolle ne te pakten dhjete banesa te fisit Brozi dhe ne zonen perreth. Po keshtu u eshte kerkuar ndihme komisariateve te tjera ne vend per kapjen e tij, ndersa mendohet qe te jete drejtuar per nga kufiri Shqiperi-Kosove me qellim arratisjen. Viktima Marije Mbrozi ka qene nena e gjashte femijeve dhe mesohet se gjate kohes qe Anton Brozi ndodhej ne Greqi me qellime emigracioni, 56 vjecarja kujdesej per te moshuaren Dake Brozi. Ekspertet konstatuan tre plage plumbi ne trupin e viktimes, por nuk kane mundur te gjejne dot armen, pervec gezhojave te lena ne vendngjarje. I dyshuari Brozi akuzohet per "vrasje me paramendim" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake". Policia e Shkodres i ka kerkuar ndihme edhe homologeve te saj greke, pasi 37 vjecari dispononte dokumente te rregullta qendrimi.

Vdekja e te moshuares, Marija u shoqerua

Dy muaj me pare eshte gjetur e vrare me arme zjarri Dake Brozi. Per 24 ore policia nuk dha asnje deklarim ne lidhje me motivet dhe rrethanat. Pas perfundimit te hetimit u deklarua se 70 vjecarja kishte kryer nje vetevrasje ne kushtet e depresionit nervor ne tualetin e baneses me nje arme pushke qe mbante ne shtepi. Shume prej pjesetareve te familjes Brozi, perfshire edhe viktimen e djeshme, Marijen, u shoqeruan ne komisariat dhe u moren ne pyetje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›