Neurologu: Ja kush me masakroi
Vlore- Mjeku neurolog Kosta Koci, i cili u plagos mbremjen e se martes, ka dale jashte rrezikut per jeten. Nderhyrja e shpejte e kolegeve ne rikuperimin dhe mjekimin e plageve te marra ne pjesen e majte te trungut dhe ne qafe, kane bere qe 65 vjecari te kaloje rrezikun. Policia nuk ka ndaluar asnje te dyshuar per krimin barbar, por ka arritur qe edhe pse ne gjendje "shoku", t'i shkepuse nje deshmi te shkurter te demtuarit. Mjeku ka thene se nuk e njihte personin qe e thirri ne rruge, kur po dilte nga klinika e tij private, perballe Poliklinikes Qendrore te Vlores, por ka dhene tiparet e tij. "Ishte i ri rreth 30-vjec, zeshkan, i gjate dhe i veshur sportiv", ka thene Koci gjate deshmise se dhene per drejtuesit e komisariatit te Vlores. Policia tha se ofron ne dispozicion te informatoreve 300 mije leke nese japin te dhena per autorin dhe emrin e tij.
Rrefimi
Mjeku eshte permendur nga koma disa oreshe gjate mesnates duke u gdhire dita e djeshme dhe mesohet se eshte marre ne pyetje nga shefi i komisariatit, ne prezence edhe te kreut te spitalit te Vlores, Luter Nuraj. Burime zyrtare kane konfirmuar se Koci ka deklaruar se agresori i tij ishte nje djale zeshkan, rreth te 30-ave, i gjate, per te cilin mjeku eshte shprehur se nuk i kishte idete e qarta nese e njihte apo jo, por se i ishte dukur fytyre e panjohur. Gjithsesi marrja ne pyetje e 65 vjecarit te sapo dale nga koma, ka qene e kufizuar per shkak te pamundesise fizike te tij per te folur rreth ngjarjes dhe rrezikut shendetesor.
Mjeket
Burime zyrtare nga spitali i Vlores thane dje per gazeten "KJ" se gjate oreve te mengjesit mjeku 65 vjecar Kosta Koci ka dale nga rreziku per jeten. Mjeket u shprehen optimiste per gjendjen shendetesore te kolegut te tyre neurolog. "Tashme ai duhet mbajtur nen kontroll, me qellim te mos rrezikoje komplikacione nga goditjet e marra me thike", shpjeguan bluzat e bardha. Policia po vijon hetimet intensive per identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar te kesaj ngjarje.
Shperblimi
Burime zyrtare konfirmuan se eshte vene ne dispozicion nje shume prej 300 mije leke te rinj per personin qe do te jape informacion te vlefshem per identifikimin dhe arrestimin e autorit. Uniformat blu kane mundur te shoqerojne disa persona qe kane qene prezent ne vendngjarje, por ende nuk ka nje version per krimin apo detaje per identitetin e autorit te plagosjes se mjekut neurolog. Gjithcka mbi hetimin pritet te zbardhet ne momentin qe mjeku Kosta Koci, do te jete i disponueshem per te dhene nje deshmi me te plote e te qarte, pasi eshte i vetmi, i cili e ka pare nga afer autorin e kesaj ngjarjeje. Ekspertet shpjeguan ne baze te informacionit te shkurter qe ka dhene i plagosuri, se autori pasi e ka thirrur i ka hedhur doren ne qafe per ta bllokuar dhe me tej ka nisur ta qelloje me thike disa here, duke i shkaktuar disa plage ne trup, ne pjesen e majte, ku me problematike mbeten plaga ne qafe dhe nje tjeter plage ne zonen e sqetulles.
Bashkeshortja: Te kapet dhe ndeshkohet autori
Aktualisht mjeku Kosta Koci, ndodhet ne sallen e reanimacionit te spitalit rajonal te Vlores, ku prane i qendrojne familjare dhe njekohesisht eshte i mbrojtur nga efektive policie ne kushte te larta sigurie. Bashkeshortja dhe djali i mjekut nuk pranojne te flasin me mediat. Ata kerkojne sherimin e te afermit dhe i kane lene ne dore policise te zbardhe ngjarjen e te ndeshkoje autorin.
Mbikeqyrja
Prej mbremjes se djeshme mjeket e spitalit rajonal te Vlores, drejtuesit e ketij spitali, e te tjere kolege te neurologut, kane qendruar gjate ne spital per te bere te mundur shpetimin e jetes se 65 vjecarit Koci.