E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i përgjimit “NoW”, arrestohet një tjetër person

Policia britanike ka arrestuar edhe një tjetër person si pjesë e hetimeve në lidhje me skandalin e përgjimit në gazetën “News of the World”, pjesë e “News Corporation” e Rupert Mërdokut.

Mediat britanike e kanë identifikuar atë si Neil Uallis, ish redaktori ekzekutiv i “News of the World”.Policia tha se personi dyshohet se ka bërë komplot në përgjimin e komunikimeve.

Ai është personi i nëntë i arrestuar në lidhje me këtë rast. Arrestimi i fundit është bërë i ditur një ditë pasi që Neës Corp u tërhoq nga oferta për televizionin britanik BSkyB. Kjo lëvizje vjen pasi që ligjvënësit britanikë bënë presion ndaj Mërdokut që të heqë dorë nga planet e tij për blerjen e transmetuesit, në kohën kur po zgjerohet skandali i përgjimit të telefonave.

Skandali kërcënon të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku e ka selinë bazë perandoria mediatike News Corp e Mërdokut, e cila ka në pronësi mediat më të shquara amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›