E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani Jugor, anëtari i 193-të i OKB-së

Asambleja e Përgjithshme, ka pranuar Sudanin Jugor si anëtarin e 193-të të Kombeve të Bashkuara.

Vota me marreveshjen e Asamblesë, pasoi shpalljen e pavarësisë së shtetit afrikan nga Sudani këtë të shtunë.

Sudani Jugor arriti pavarësinë, pasi populli i tij votoi për ndarjen nga pjesa tjetër e shtetit në referendumin e janarit, nën kushtet e marëveshjes së paqes që përfundoi luftën 20- vjeçare në mes të Veriut dhe Jugut të Sudanit.

Sudani ishte shpallur i pavarur në vitin 1956, por qe pllakosur nga konflikti në mes të Veriut dhe Jugut.

Shteti i fundit që është pranuar në OKB ka qenë Mali i Zi në vitin 2006, por vetoja e Kinës dhe Rusisë e kanë bllokuar Tajvanin dhe Kosovën që t`i bashkohen trupit botëror.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›